Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump vendos tarifa 25% për makinat e importuara

2025/03/27 at 10:28 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump vendos tarifa 25% për makinat e importuara

Presidenti Trump e bën realitet kërcënimin e tij: SHBA në të ardhmen do të vendosë një tarifë shtesë prej 25 për qind për të gjitha automjetet që nuk janë prodhuar në SHBA.

“Ky është fillimi i ditës së çlirimit të Amerikës”, deklaroi Donald Trump. Për një kohë të gjatë, vende të tjera kanë abuzuar me SHBA si kuti kursimesh dhe e kanë vjedhur, por kjo tanimë ka marrë fund, tha presidenti amerikan. Në të ardhmen, një tarifë shtesë prej 25 për qind do të zbatohet për të gjitha makinat e importuara – pavarësisht se ku prodhohen në botë ato.

“Ato hyjnë në fuqi më 2 prill dhe nga data 3 e tutje do të merren paratë”, deklaroi Trump. Presidenti amerikan siguroi, se këto tarifa nuk janë më të negociueshme, por “të përhershme”.

Trump premton, se tarifat shtesë jo vetëm që do të gjenerojnë miliarda dollarë të ardhura shtesë për SHBA-në – para të mjaftueshme për të ulur taksat dhe për të shlyer malin e borxhit, sipas tij. Edhe industria vendase e automjeteve do të bëhet sërish e madhe, sepse për të shmangur tarifat, prodhuesit e makinave në të ardhmen do të prodhojnë tërësisht në SHBA, beson Trump.

”Kjo është shumë emocionuese. Dhe do të çojë në ndërtimin e fabrikave të reja të makinave. Shifra siç nuk i kemi parë kurrë. Edhe për sa i përket vendeve të punës”, tha Trump. Por ai gjithashtu pranon: “E gjitha do të marrë pak kohë.”

Nga tarifat shtesë do të preket edhe SHBA

Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se llogaria e Trump mund të mos funksionojë. Sipas tyre çmimet e makinave për konsumatorët amerikanë fillimisht do të rriten masivisht. Edhe për markat amerikane. Pasi edhe automjetet amerikane gjithashtu përbëhen kryesisht nga komponentë që janë ndërtuar në Meksikë ose Kanada. Në qytetin e makinave të Detroitit, biznesi i shitjeve u shpreh me frikë, se konsumatorët do të shtyjnë blerjen e tyre të ardhshme të makinës.

”Ajo që na shqetëson është se makinat tashmë kushtojnë mesatarisht 49,000 dollarë – pothuajse si kurrë më parë”, citon Glenn Stevens, portali i ARD, “tagesschau”. Ai është kreu i MichAuto, shoqata e industrisë së automobilëve në Michigan. “Edhe rritjet e vogla të çmimeve mund të ndikojnë në kërkesë. Dhe kjo gjithashtu ka një ndikim në zinxhirët e furnizimit, kostot e prodhimit dhe ndoshta edhe kostot e vendeve të punës.”

Vendosja e tarifave të automjeteve shihet si një përshkallëzim i mëtejshëm nga partnerët e SHBA. Kryeministri i ri i Kanadasë, Mark Carney, për shembull, flet për një sulm të drejtpërdrejtë ndaj vendit të tij – dhe kërcënon me kundërtarifa. Presidentja e Komisionit të BE-së,  Ursula von der Leyen shpreh keqardhje për vendimin e Trump dhe dëshiron të vazhdojë të punojë për një zgjidhje të negociuar./DW

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Apeli i GJKKO-së lë në burg Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën

Apeli i GJKKO-së lë në burg Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën

Publikohet katalogu i pasurive të sekuestruara

Publikohet katalogu i pasurive të sekuestruara

Zbriti në fushë dhe shtyu me duar arbitrin e ndeshjes, procedohet penalisht presidenti i “FK Apolonia”, Koço Kokëdhima

Zbriti në fushë dhe shtyu me duar arbitrin e ndeshjes, procedohet penalisht presidenti i “FK Apolonia”, Koço Kokëdhima

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com