Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump vendos ndalesë udhëtimi për qytetarët nga 12 shtete

2025/06/05 at 8:46 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA godet mallrat kineze me tarifë 145%

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një vendim që ua ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara të qytetarëve nga 12 shtete, përfshirë nga Afganistani dhe Irani.


Një ndalesë të tillë udhëtimi, Trump e kishte ndërmarrë edhe gjatë mandatit të parë presidencial.

Presidenti amerikan tha se ndalesa e udhëtimit është e nevojshme për të mbrojtur amerikanët nga sulmet terroriste, sikurse sulmi që ndodhi më 1 qershor në Kolorado.

Autoritetet kanë thënë se një grup personash që protestonin në mbështetje të pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – u sulmuan nga një shtetas egjiptian.

“Sulmi i fundit terrorist në Kolorado ka vënë në pah rreziqet ekstreme që i kanosen vendit tonë nga hyrja e shtetasve të huaj që nuk kanë kaluar nëpër kontrolle siç duhet, si dhe nga ata që vijnë këtu si vizitorë të përkohshëm dhe qëndrojnë më gjatë sesa lejohet me vizat që posedojnë.

Ne nuk i duam ata”, tha Trump përmes një video-mesazhi.

Sipas policisë, i dyshuari për sulmin në Kolorado, Mohammed Sabry Soliman, hodhi mjete plasëse dhe spërkati grupin me benzinë të ndezur. Pesëmbëdhjetë persona u plagosën

Zyrtarët e sigurisë kombëtare të SHBA-së thanë se Soliman gjendej në SHBA në mënyrë të paligjshme, pasi ai kishte tejkaluar afatin e qëndrimit të vizës së tij turistike.

Trump e krahasoi ndalesën e re të udhëtimit me “kufizimet e ashpra të udhëtimit” që ai vendosi ndaj një numri shtetesh, kryesisht myslimane më 2017, pak pasi nisi mandatin e parë presidencial.

Ai tha se ai vendim ishte një nga politikat më të suksesshme të mandatit të tij të parë dhe ishte pjesë e rëndësishme e parandalimit të sulmeve të mëdha terroriste nga jashtë në SHBA, duke përmendur sulmet terroriste që kanë ndodhur në Evropë në vitet e fundit.

“Nuk do të lejojmë që ajo që ndodhi në Evropë të ndodhë në Amerikë”, tha Trump.

“Ne nuk mund të kemi një migrim të hapur nga asnjë vend prej nga nuk mund të bëjmë një verifikim të sigurt dhe të besueshëm”.

Përveç Afganistanit dhe Iranit, shtetet që përfshihen në ndalesën e re janë: Burma, Çadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni. Ndalesa e udhëtimit do të hyjë në fuqi më 9 qershor.

Edhe pse kufizimi nuk prek udhëtarët nga Egjipti, Trump tha se “në dritë të ngjarjeve të fundit”, ai ka urdhëruar sekretarin e Shtetit që ta informojë lidhur me rishikimin e praktikave dhe procedurave të Egjiptit “për të konfirmuar nëse kapacitetet e tyre aktuale të kontrollit dhe verifikimit janë të mjaftueshme”.

Përveç ndalimit të udhëtimit do të ketë edhe kufizime shtesë për vizitorët nga Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela, thuhet në vendimin e nënshkruar nga presidenti Trump.

Trump tha se mbetet “i përkushtuar për t’u angazhuar me shtetet që janë të gatshëm të bashkëpunojnë në përmirësimin e këmbimit të informacioneve dhe për procedurat për menaxhimin e identitetit, si dhe për të adresuar rreziqet që lidhen me terrorizmin dhe sigurinë publike”.

Ndalesa e udhëtimit, e vendosur gjatë mandatit të parë të Trumpit, ua ndalonte shtetasve nga shtatë shtete, kryesisht myslimane – Irak, Siri, Iran, Sudan, Libi, Somali dhe Jemen – që të udhëtonin në SHBA. Ai vendim kishte shkaktuar kaos dhe paqartësi në aeroportet e këtyre shteteve dhe në aeroportet amerikane, pasi udhëtarëve ose iu ndalua hipja në avion për në SHBA ose ata u ndaluan sapo arritën në tokën amerikane.

Udhëtarët e prekur nga vendimi përfshinin studentë dhe staf akademik, si dhe biznesmenë, turistë dhe persona që vizitonin miqtë dhe të afërmit e tyre.

Trump e mbrojti vendimin duke u thirrur në çështje të sigurisë kombëtare dhe duke argumentuar se vendimi nuk bazohej në paragjykime kundër myslimanëve. Vendimi i rishikua gjatë betejave ligjore, teksa një version i vendimit u mbështet nga Gjykata Supreme më 2018.

Ndalesa e re e udhëtimit vjen pas një vendimi ekzekutiv të lëshuar nga Trumpi në janar, i cili kërkonte nga Departamenti i Shtetit, nga ai i Sigurisë Kombëtare si dhe nga drejtori i Inteligjencës Kombëtare, që të përgatisnin një raport mbi “qëndrimet armiqësore” ndaj SHBA-së.

Urdhri ekzekutiv kërkonte edhe një vlerësim nëse hyrja e qytetarëve nga disa vende përbënte rrezik për sigurinë kombëtare./REL



Ju sugjerojmë

Berisha: Veliaj nuk e pranoi pazarin me Ramën
Kryesore

Berisha: Veliaj nuk e pranoi pazarin me Ramën

29 Shtator, 2025 1:40 pm
Kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro
Kronikë

Kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro

29 Shtator, 2025 12:20 pm
Vlorë, i riu futet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ofendon anëtarët
Aktualitet

Vlorë, i riu futet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ofendon anëtarët

29 Shtator, 2025 12:18 pm
Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
Kryesore

Balla: Institucionet e pavarura, raportime periodike në Kuvend

29 Shtator, 2025 11:45 am
PD nuk tërhiqet nga shkarkimi i Peleshit dhe përsëritja e seancës për programin
Kryesore

PD nuk tërhiqet nga shkarkimi i Peleshit dhe përsëritja e seancës për programin

29 Shtator, 2025 11:16 am
Shpërthim me eksploziv në një servis në Fushë-Krujë
Kronikë

Shpërthim me eksploziv në një servis në Fushë-Krujë

29 Shtator, 2025 10:04 am
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Veliaj kundërshton vendimin e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese

29 Shtator, 2025 8:58 am
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Zelensky: Rusia po përdor anije cisterna për të lëshuar dhe operuar dronë në Evropë

29 Shtator, 2025 8:28 am
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

29 Shtator, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

29 Shtator, 2025 8:22 am
Para
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Punonjësi i Gardës vetëvritet me armë zjarri në makinë

Punonjësi i Gardës vetëvritet me armë zjarri në makinë

Spiropali përshëndet raportin e PE: Integrimi në BE është prioritet kombëtar

Spiropali përshëndet raportin e PE: Integrimi në BE është prioritet kombëtar
















TE FUNDIT

Berisha: Veliaj nuk e pranoi pazarin me Ramën

Berisha: Veliaj nuk e pranoi pazarin me Ramën
29 Shtator, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se ish-kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e dërgoi në Gjykatën Kushteutese vendimin për...

Lexo më shumë

Kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro

Kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro
29 Shtator, 2025

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë sekuestron pasuritë e paluajtshme në pronësi të shtetases...

Lexo më shumë

Vlorë, i riu futet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ofendon anëtarët

Vlorë, i riu futet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ofendon anëtarët
29 Shtator, 2025

Përgjatë zhvillimit të mbledhjes jashtë radhe në këshillin bashkiak të Vlorës janë futur në brendësi të saj dy të rinj....

Lexo më shumë

Balla: Institucionet e pavarura, raportime periodike në Kuvend

Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
29 Shtator, 2025

Në Konferencën e Kryetarëve, opozita ka kërkuar thirrjen e Këshillit të Legjislacionit për shqyrtimin e kërkesës së opozitës, lidhur me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com