Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump urdhëroi që Zelenski të largohej nga Shtëpia e Bardhë. Ja prapaskenat e debatit të paprecedentë

2025/02/28 at 10:45 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump urdhëroi që Zelenski të largohej nga Shtëpia e Bardhë. Ja prapaskenat e debatit të paprecedentë

I paprecedentë konsiderohet nga analistët ndërkombëtarë debati që ndodhi në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë mes Presidentit amerikan Donald Trump, zëvendësit të tij JD Vance dhe Presidentit ukrainas Volodimir Zelenski.

Pamjet e këtij debati që u transmetuan në të gjithë botën janë kryefjala e mediave ndërkombëtare.

Por çfarë ndodhi pas situatës së tensionuar?

Trump dhe Zelenski do të duhej të bisedonin privatisht së bashku me stafet respektive për marrëveshjen që do të çonte në përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë.

SHBA kërkon mineralet e rralla të Ukrainës, ndërsa kjo e fundit kërkon garanci për paqen.

Por nuk ndodhi kështu. Menjëherë pas debateve live, sipas shtypit botëror, Trump dhe Zelenski shkuan në dhoma të ndara. Presidenti amerikan njoftoi Sekretarin e Shtetit Marco Rubio se Zelenski dhe delegacioni ukrainas që e shoqëronte duhet të largoheshin nga Shtëpia e Bardhë.

Ukrainasit kundërshtuan dhe insistuan që të zhvilloheshin bisedimet për të cilat ishin kishin shkuar në takim. Mirëpo Trump urdhëroi largimin e tyre.

Presidenti Zelenski doli nga Shtëpia e Bardhë. Asnjë marrëveshje nuk u nënshkrua.

Pas këtij momenti, reagoi Zelenski në rrjetet sociale që falenderoi SHBA-në për mbështetjen dhe tha se po punojnë për paqen e Ukrainës.

Më pas reagoi edhe Presidenti Donald Trump, i cili theksoi se Zelenski mund të kthehet në Shtëpinë e Bardhë kur të jetë gati për të firmosur.

Reaguan edhe liderët europianë, të cilët shprehën mbështetjen për Zelenskin duke i thënë se “nuk është vetëm”.

Demokratët amerikanë dënuan sjelljen e Presidentit Trump dhe zv/Presidentit Vance, duke thënë se Presidenti ukrainas ishte thirrur në një pritë.

Nga ana tjetër, Rusia duartrokiti qëndrimin e SHBA dhe dënoi sjelljen e Zelenskit brenda Shtëpisë së Bardhë.

Konferenca për shtyp që ishte planifikuar mes Presidentëve Trump-Zelenski u anulua. Asnjë marrëveshje nuk u firmos.

Mediat ndërkombëtare e konsiderojnë takimin një “përplasje të zjarrtë”./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Urat mbi Ibër,BE:Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve
Rajoni

Urat mbi Ibër,BE:Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

7 Korrik, 2025 5:00 pm
Sejko me Ambasadorin e ri të Spanjës në Shqipëri:Ekonomia shqiptare në trend pozitiv
Aktualitet

Sejko me Ambasadorin e ri të Spanjës në Shqipëri:Ekonomia shqiptare në trend pozitiv

7 Korrik, 2025 4:55 pm
Netanyahu pritet sot nga Trump në Shtëpinë e Bardhë, takimi me dyer të mbyllura
Bota

Netanyahu pritet sot nga Trump në Shtëpinë e Bardhë, takimi me dyer të mbyllura

7 Korrik, 2025 4:49 pm
1253 familjeve do t’u rikonstruktohet banesa, ja kriteret për përfitim nga fondi
Aktualitet

1253 familjeve do t’u rikonstruktohet banesa, ja kriteret për përfitim nga fondi

7 Korrik, 2025 4:34 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Gjendet trupi i dekompozuar i një personi në Kolonjë

7 Korrik, 2025 4:29 pm
Rrugët e Tiranës në mëshirë të fatit!
Aktualitet

Rrugët e Tiranës në mëshirë të fatit!

7 Korrik, 2025 4:14 pm
Detajet e marrëveshjes, Theo Hernandez tek Al Hilal për 25 milionë euro
Sport

Detajet e marrëveshjes, Theo Hernandez tek Al Hilal për 25 milionë euro

7 Korrik, 2025 3:56 pm
“Fshati turistik në mes të Thethit”, Rama nxjerr pamjet nga shembja e shtëpizave
Aktualitet

“Fshati turistik në mes të Thethit”, Rama nxjerr pamjet nga shembja e shtëpizave

7 Korrik, 2025 3:51 pm
Duka uron klubet shqiptare: Bëni maksimumin për të kaluar sa më shumë ture
Sport

Duka uron klubet shqiptare: Bëni maksimumin për të kaluar sa më shumë ture

7 Korrik, 2025 3:32 pm
Veshje për të mbrojtur punëtorët nga vapa, risia që sjell kompania në Tokio
Life Style

Veshje për të mbrojtur punëtorët nga vapa, risia që sjell kompania në Tokio

7 Korrik, 2025 3:03 pm
Para
Aksident te “Qafa e Koshovicës” në Fier/ Tre makina përplasen me njëra-tjetrën, dy persona mbetën të lënduar

Aksident te “Qafa e Koshovicës” në Fier/ Tre makina përplasen me njëra-tjetrën, dy persona mbetën të lënduar

Këto janë 5 shenjat më me fat për muajin Shkurt 

Horoskopi ditor, e shtunë 1 mars 2025 

Vranësira dhe temperatura që arrijnë 19 gradë C! Ja parashikimi i motit për javën e ardhshme 

Pasditja sjell reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot në vendin tonë  

TE FUNDIT

Urat mbi Ibër,BE:Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

Urat mbi Ibër,BE:Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve
7 Korrik, 2025

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian i ka thënë të hënën Radios Evropa e Lirë se ndërtimi i dy urave të...

Lexo më shumë

Sejko me Ambasadorin e ri të Spanjës në Shqipëri:Ekonomia shqiptare në trend pozitiv

Sejko me Ambasadorin e ri të Spanjës në Shqipëri:Ekonomia shqiptare në trend pozitiv
7 Korrik, 2025

Guvernatori, Gent Sejko priti sot në një takim zyrtar në Bankën e Shqipërisë, Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës...

Lexo më shumë

Netanyahu pritet sot nga Trump në Shtëpinë e Bardhë, takimi me dyer të mbyllura

Netanyahu pritet sot nga Trump në Shtëpinë e Bardhë, takimi me dyer të mbyllura
7 Korrik, 2025

Ditën e sotme në Shtëpinë e Bardhë do të zhvillohet takimi i tretë mes dy liderëve, presidentit amerikan Donald Trump...

Lexo më shumë

1253 familjeve do t’u rikonstruktohet banesa, ja kriteret për përfitim nga fondi

1253 familjeve do t’u rikonstruktohet banesa, ja kriteret për përfitim nga fondi
7 Korrik, 2025

Banorët e më shumë se gjysmës së bashkive në vend, do të përfitojnë nga strehimi social për rikonstruksionin e banesës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com