Kandidati republikan për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke komentuar sulmin më vdekjeprurës në historinë e SHBA-ve, është shprehur në mënyrë agresive ndaj liderëve të Partisë Demokratike dhe myslimanëve
Më herët, Trump, pati propozuar ndalesë të përkohshme të hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa ditë e djeshme, kandidati republikan për president, i cili praktikisht e ka siguruar nominimin për zgjedhjet presidenciale amerikane, i është kthyer edhe njëherë këtij propozimi.
Sipas mediave ndërkombëtare, kjo thirrje erdhi disa orë pasi 50 vetë u vranë nga një person i armatosur në një klub nate homoseksualësh në Orlando të Floridës.
Në një postim në rrjetin social “Twitter” ai ka shkruar se ka pasur të drejtë me vërejtjet e tij për “terrorizmin radikal islamik”. “Ajo që ka ndodhur në Orlando është vetëm fillim. Udhëheqja jonë është e butë dhe joefektive. Unë kanë kërkuar ndalesën. Duhet të jetë ashpër”, ka vijuar ai.
Në të njëjtën kohë, Trump i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Barack Obama, të paraqes dorëheqje dhe që Hillary Clinton të tërhiqet nga gara për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara./shekulli/