Pasi Donald Trump doli në skenë për të festuar fitoren e tij në garën presidenciale të vitit 2024, Kamala Harris ka anuluar fjalimin që do të mbante dhe i ka kërkuar ekipit të saj që të shkojë në shtëpi.
Demokratja pritej të kalonte natën e zgjedhjeve në Universitetin Howard në Uashington DC, por pas mesnate doli që ajo nuk do të merrte pjesë.
Zv/Presidentja refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve pas rikthimit historik të Trump në Shtëpinë e Bardhë, por ka njoftuar se do të mbajë një fjalim të mërkurën.
Edhe ekipi i saj ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve pasi rezultatet rrëshqitën duke treguar fitoren e Trump.
Pas njoftimit nga bashkë-kryetari i fushatës Cedric Richmond, turma u zhduk nga selia e Harris.
Nga selia e Harris, mbledhësi i fondeve demokrate Lindy Li tha për BBC se është “situatë shumë e zymtë tani”.