Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

2019/06/19 at 6:19 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin e miliona emigrantëve pa dokumente. Disa analistë pohojnë se kërcënimet e tij nuk janë tjetër përveçse pjesë e retorikës së nxehtë të fushatës, por për miliona njerëz mesazhi i tij është një paralajmërim serioz. Ramon Taylor i Zërit të Amerikës sjell këto hollësi.


Duke nisur zyrtarisht fushatën, Presidenti Trump u bëri jehonë disa temave të njohura:

“Ne besojmë se vendi ynë duhet të jetë vendi i shenjtë për qytetarët që respektojnë ligjin, jo për të huaj kriminalë”, tha ai.

Përpara kësaj, ai publikoi një numër komentesh në Twitter, ku paralajmëronte se autoritetet e emigracionit do të kryejnë dëbime masive, duke filluar nga java e ardhshme. Një operacion i tillë do të kërkonte qindra, apo mijëra agjentë dhe personel ligjzbatues, të cilët qysh tani përballen me një vëllim të madh pune. Analistët thonë se qeverisë i duhen më shumë mjete dhe njerëz.

Jessica Vaughn, është me Qendrën për Studimet e Emigracionit.

“Mendoj se gjëja e parë është se qeveria duhet të ketë kapacitetin, aftësinë dhe burimet për të zbatuar ligjin. Me fjalë të tjera, jepini fund krizës në kufi pastaj sigurohuni që autoritetet të jenë në gjendje të bëjnë punën në brendësi të vendit.”

Momenti kur Presidenti e dha njoftimin ngriti menjëherë pikëpyetje sa i përket qëllimeve të tij. Por kundërshtarët paralajmërojnë se retorika e tij tashmë është provuar se vjen me pasoja.

“Mendoj se nuk mund të lejojmë qeverinë federale të bëjë atë që ajo thotë se do të bëjë. Ne pamë se si ata nuk i ndryshuan planet për ndarjen e familjeve në kufi dhe, siç e dini, sado që kjo rezultoi diçka e tmerrshme, nuk i pengoi ata ta zbatonin. Prandaj duhet të besojmë se ata do të përpiqen ta bëjnë edhe këtë”.

Avokati i emigracionit Matthew Cameron thotë se një operacion masiv deportimi thjesht nuk është i mundur, por nuk ka dyshim se kjo do të ngjallë frikë në komunitetin e emigrantëve pa dokumente.

“Kjo do të thotë që njerëzit nuk do të shkojnë në takimet me mjekun, nuk do të shkojnë të marrin fëmijët nga shkolla, nuk do të shkojnë dot të punojnë, nëse vërtet besojnë se ka mundësi që kjo të ndodhë”.

Në të njëjtën ditë që kërcënoi për deportime masive, Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara po përgatiten të nënshkruajnë një marrëveshje me Guatemalën, për të mos lejuar njerëzit nga ky vend i Amerikës Qendrore të largohen për t’i shpëtuar përndjekjeve dhe të vijnë të kërkojnë strehim në SHBA./ Burimi:VOA



Ju sugjerojmë

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimin e PD të enjten

2 Shtator, 2025 2:32 pm
Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan
Bota

Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan

2 Shtator, 2025 2:02 pm
Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë
Aktualitet

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë

2 Shtator, 2025 1:35 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump: Vazhdimi i luftës në Gaza dëmton Izraelin

2 Shtator, 2025 1:26 pm
OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja
Bota

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

2 Shtator, 2025 12:44 pm
Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit
Aktualitet

Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit

2 Shtator, 2025 12:09 pm
Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti
Aktualitet

Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti

2 Shtator, 2025 11:33 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij, nën hetim nga prokuroria, akuzat

2 Shtator, 2025 10:42 am
A mund të ketë një takim Trump-Xi-Putin-Kim?
Bota

A mund të ketë një takim Trump-Xi-Putin-Kim?

2 Shtator, 2025 10:32 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksidenti në Vlorë/ Pas shoferit, ndërron jetë edhe pasagjeri i kamionçinës

2 Shtator, 2025 9:40 am
Para
Pas ndarjes së Irina Shayk dhe Bradley Cooper, reagon Lady Gaga

Pas ndarjes së Irina Shayk dhe Bradley Cooper, reagon Lady Gaga

Kriza politike, PDIU: Rama dhe palët të ulen në dialog

Kriza politike, PDIU: Rama dhe palët të ulen në dialog

Agron Duka letër Ramës: Do të jesh ti kurbani që lips fundi i tranzicionit

Agron Duka letër Ramës: Do të jesh ti kurbani që lips fundi i tranzicionit
















TE FUNDIT

Rezultati i zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimin e PD të enjten

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
2 Shtator, 2025

Më 4 shator në orën 10:00 Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ankimin e PD për certifikimin e  rezultatit të zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan

Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan
2 Shtator, 2025

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të gërmojnë në lindjen malore të Afganistanit për të gjetur të mbijetuar, të martën, teksa...

Lexo më shumë

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë
2 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një zbulim të veçantë arkeologjik në fshatin Strikçan të Bulqizës. Krahas fotove,...

Lexo më shumë

Trump: Vazhdimi i luftës në Gaza dëmton Izraelin

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
2 Shtator, 2025

Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se  vazhdimi i luftës në Gaza po dëmton Izraelin....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com