Presidenti Donald Trump në një komunikim me gazetarët ka ritheksuar faktin se Irani dëshiron të takohet.
Trump ndryshe nga reagimi i bërë nga Irani, pretendon se përfaqësuesit iranianë “duan të takohen”. Ai ka thënë, “përfaqësuesit iranian duan të vijnë në Shtëpinë e Bardhë”.
Kjo nuk është hera e parë që presidenti amerikan, i qëndron kësaj deklarate, pavarësisht se Teherani në reagimin e tij tha se asnjë zyrtar nuk ka kërkuar të shkojë në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërkohë kryeministri Benjamin Netanyahu, tha se operacioni për të eliminuar kërcënimin bërthamor të Iranit po ecën përpara dhe se Izraeli po kontrollon qiellin mbi kryeqytetin e Iranit, Teheranin.