Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump përballet me akuza të reja, i kërkoi punonjësit të fshinte serverat e kamerave

2023/07/28 at 9:08 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Trump përballet me akuza të reja, i kërkoi punonjësit të fshinte serverat e kamerave

Ish-presidenti Donald Trump u përball me akuza të reja të enjten për çështjen e mbajtjes së paligjshme të dokumenteve të klasifikuara. Prokurorët thonë se ai i kërkoi një punonjësi të fshinte serverat e kamerës së sigurisë në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, në një përpjekje për të penguar një hetim federal mbi dokumentet. Akuzat e re është për pengim të drejtësisë dhe mbajtje të qëllimshme të informacioneve, që lidhen me mbrojtjen kombëtare dhe zgjerojnë çështjen penale të hapur muajin e kaluar kundër zotit Trump dhe një ndihmësi të tij.

Njoftimi për akuzat e reja, vjen ndërsa pritet një padi tjetër e mundshme në Uashington mbi përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Akuzat e fundit tregojnë përmasat e ekspozimit ligjor ende të panjohur plotësisht me të cilin përballet ish-presidenti Trump, ndërsa ka filluar fushatën për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Akuzat shtesë nga prokurori i posaçëm Jack Smith përqendrohen në pamjet e kamerave të sigurisë në Mar-a-Lago, të cilat kanë qenë kritike për çështjen.

Trump dyshohet se ka kërkuar fshirjen e serverave, pasi hetuesit e FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë, shkuan në Mar-a-Lago në qershor 2022 për të marrë dokumentet e klasifikuara, që ai i kishte marrë me vete, në kundërshtim me ligjin, pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë. Ai akuzohet gjithashtu për mbajtjen e paligjshme të një dokumenti, për të cilin ai akuzohet se ua ka treguar vizitorëve në një rezidencë tjetër të tij në Nju Xhersi.

Një zëdhënës i zotit Trump i hodhi poshtë akuzat e reja si “asgjë më shumë se një përpjekje e vazhdueshme e dëshpëruar” nga administrata e presidentit Biden “për të luftuar Presidentin Trump dhe ata përreth tij” dhe për të ndikuar në garën presidenciale të vitit 2024. Prokurorët e akuzojnë zotin Trump se ka bashkëpunuar me ndihmësin e tij, Walt Nauta dhe punonjësin në rezidencën e Mar-a-Lagos, Carlos De Oliveira, për të fshehur pamjet nga hetuesit federalë, pasi ata i kërkuan ato.

Videoja nga prona luajti një rol të rëndësishëm në hetim, sepse siç thanë prokurorët, aty shihet zoti Nauta duke zhvendosur kuti me dokumente deri një ditë para vizitës së zyrtarëve të FBI-së në Mar-a-Lago. Në akt-akuzë thuhet se kutitë u zhvendosën me kërkesën e ish-presidentit Trump. De Oliveira, 56 vjeç, i tha një punonjësi tjetër në Mar-a-Lago se “shefi” donte që videot e sigurisë të pronës në Florida të fshiheshin pasi Departamenti i Drejtësisë e thirri atë për hetim. Prokurorët gjithashtu akuzuan zotin De Oliveira se ka gënjyer FBI-në gjatë një interviste, duke pretenduar se nuk ishte i përfshirë në lëvizjen e kutive të dokumenteve të klasifikuara në Mar-a-Lago.

“Nuk kam parë asgjë,” u tha De Oliveira agjentëve, sipas aktakuzës.

Avokati i tij nuk pranoi të komentojë të enjten në mbrëmje. Trump mund të përballet së shpejti me një aktpadi tjetër, në lidhje me përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 për shkak të rolit të tij në trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitol.

Javën e kaluar, ai bëri të ditur se kishte marrë një letër nga Departamenti i Drejtësisë që e informonte se ishte objektiv i këtij hetimi. Avokatët e tij u takuan me prokurorët në zyrën e prokurorit të posaçëm Smith më herët të enjten për të diskutuar mbi këtë çështje. Si Trump, ashtu edhe ndihmësi i tij Nauta, kanë deklaruar pafajësinë për akuzat. Gjyqi për ta është caktuar për në 20 maj 2024. Zoti De Oliveira do të dalë para gjykatës në Florida të hënën. Është e paqartë nëse shtimi i një të pandehuri të ri mund të rezultojë në një shtyrje të datës së 20 majit./VOA

Ju sugjerojmë

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
Sport

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

9 Qershor, 2025 4:23 pm
ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
Aktualitet

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

9 Qershor, 2025 4:21 pm
Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi
Bota

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi

9 Qershor, 2025 4:20 pm
Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Aktualitet

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 4:14 pm
Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
Aktualitet

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

9 Qershor, 2025 3:56 pm
Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

9 Qershor, 2025 3:39 pm
SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
Aktualitet

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

9 Qershor, 2025 3:35 pm
Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

9 Qershor, 2025 3:28 pm
Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore
Aktualitet

Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore

9 Qershor, 2025 3:21 pm
Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor
Rajoni

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor

9 Qershor, 2025 2:58 pm
Para
Kishin mbetur në det, policia shpëton pesë persona në Karaburun

Kishin mbetur në det, policia shpëton pesë persona në Karaburun

Shoqërohen katër persona nga policia, autorë zjarreve në Durrës dhe në Lushnje

Shoqërohen katër persona nga policia, autorë zjarreve në Durrës dhe në Lushnje

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 29 korrik 2023

TE FUNDIT

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
9 Qershor, 2025

Përveç suksesit të Portugalisë, Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë. Edhe pse 40 vjeç, portugezi mbetet vendimtar për kombëtaren e...

Lexo më shumë

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
9 Qershor, 2025

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Përmirësimi i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Gazetarëve....

Lexo më shumë

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi
9 Qershor, 2025

Gavin Newsom, Guvernatori Demokrat i Kalifornisë, ka paralajmëruat përsëri se do të padisë Presidentin Donald Trump për thirrjen e Gardës...

Lexo më shumë

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com