Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për sanksione të reja ndaj Iranit

2019/06/24 at 9:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për sanksione të reja ndaj Iranit

Presidenti Donald Trump shpalli të hënën ato që ai i përshkroi si sanksione të reja, të ashpëra financiare ndaj Iranit. Sanksionet kanë si objektiv në veçanti Udhëheqësin Suprem të vendit, Ayatollah Ali Khamenei.


Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv, për të cilin ai tha se do të frenojë qasjen që zoti Khamenei dhe Irani kanë tek tregjet financiare botërore. Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha se sanskionet e reja do të bllokonin pasuri të Iranit me vlerën e dhjetra miliarda dollarëve.

Udhëheqësi amerikan tha se urdhëri i tij është një përgjigje “e fortë dhe proporcionale” e Shteteve të Bashkuara ndaj goditjes nga Teherani javën e kaluar të një avioni amerikan pa pilot, për të cilin Uashingtoni thotë se ndodhi në hapësirën ajrore ndërkombëtare pranë ngushticës së Hormuzit. Irani thotë se incidenti ndodhi mbi hapësirën e tij ajrore.

Sanksionet e reja vijnë ndërsa po shtohen shqetësimet rreth mundësisë së një konfrontimi të armatosur mes të dy vendeve, pasi zyrtarët amerikanë kohët e fundit fajësuan Teheranin për sulmet ndaj dy cisternave me naftë në ngushticën e Hormuzit. Irani i mohon këto akuza, ashtu sikurse edhe rrëzimin nga Irani të një droni amerikan javën e kaluar.

Presidenti Trump tha të enjten se e kishte anuluar një sulm hakmarrës kundër disa objektivave iraniane. Por të enjten, sipas njoftimit të mediave amerikane, zoti Trump miratoi gjithashtu sulmet e Komandës amerikane të Kibernetikës ndaj sistemeve kompjuterike të një grupi iranian të zbulimit, që përdoreshin për të kontrolluar hedhjen e raketave.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo i quajti masat e reja ndaj Iranit “të rëndësishme”, por nuk pranoi të jepte detaje specifike për gazetarët.

Ai i bëri këto komente para se të fillonte një udhëtim në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, në vijim të përpjekjeve të administratës Trump për të ndërtuar një koalicion aleatësh për t’iu kundërvënë Iranit. Sekretari Pompeo u takua të hënën me Mbretin saudit Salman dhe me princin e kurorës Mohammed bin Salman.

“Bota duhet ta dijë se ne do të vazhdojmë ta bëjmë të qartë se me përpjekjen që kemi ndërmarrë për t’i mohuar Iranit burimet për të ushqyer terrorin, për të ndërtuar sistemin e tyre të armëve bërthamore, për të ndërtuar programin e raketave, ne do t’ia mohojmë burimet që u duhen, duke mbrojtur kështu interesat amerikane dhe të amerikanëve në gjithë botën”, – tha zoti Pompeo.

Irani ka mohuar se po punon për të prodhuar armë bërthamore dhe nënshkroi një marrëveshje në vitin 2015 me Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Kinën, Francën, Rusinë dhe Gjermaninë për të zbutur shqetësimet, duke kufizuar aktivitetin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Por marrëdhëniet SHBA-Iran janë keqësuar gjatë mandatit të Presidentit Donald Trump, veçanërisht që kur mori vendimin vitin e kaluar që të tërhiqej nga marrëveshja bërthamore dhe për vendosjen e sanksioneve të reja.

Megjithëse Presidenti Trump u tërhoq nga kundërpërgjigjia ushtarake, për shkak të rrezikut të numrit të lartë të viktimave që do të kishte shkaktuar, siç tha ai, paralajmërimet ndaj Iranit vazhduan.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton tha se përmbajtja amerikane nuk duhet të keqkuptohet si dobësi.

“Askush nuk i ka dhënë Iranit liçencë gjuetie në Lindjen e Mesme. Siç tha Presidenti Trump, ushtria jonë është e rindërtuar, e re dhe absolutisht më e mira në botë”, tha zoti Bolton.

Por ish-shefi i Shtatmadhorisë amerikane, Mike Mullen shprehu shqetësim.

“Shqetësimi im më i madh është se presidentit po i mbarojnë alternativat. Dhe duke pasur parasysh se vazhdon retorika dhe se ishim aq pranë goditjes së Iranit, situata mund të dalë jashtë kontrollit. Lufta me Iranin është gjëja e fundit që na duhet në këtë moment”, – tha ai.

Megjithëse po vendos sanksione, Presidenti Trump thotë se mezi pret që të vijë koha kur ato të hiqen./ Burimi: VOA



Ju sugjerojmë

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
Aktualitet

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

29 Qershor, 2025 10:44 pm
Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Bota

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

29 Qershor, 2025 10:28 pm
Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
Bota

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

29 Qershor, 2025 10:02 pm
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

29 Qershor, 2025 9:30 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: Të ndiqen penalisht të gjithë ata që nxorën informacione për sulmet e …

29 Qershor, 2025 9:18 pm
Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

29 Qershor, 2025 8:45 pm
Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd
Rajoni

Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd

29 Qershor, 2025 8:38 pm
Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun
Bota

Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun

29 Qershor, 2025 8:20 pm
Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave
Aktualitet

Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave

29 Qershor, 2025 8:04 pm
Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…
Aktualitet

Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…

29 Qershor, 2025 7:39 pm
Para
Vendimi për shtyrjen e negociatave, Gent Cakaj: Pse Shqipëria ka fituar

Basha: Vendimi i Kolegjit Zgjedhor dihej prej ditësh

“Teatri”/ Veliaj: Ne u besojmë aktorëve për artin, ata të dëgjojnë arkitektët për infrastrukturën

Erion Veliaj: 30 qershori u vendos nga Kolegji dhe ndërkombëtarët

Vendimi për shtyrjen e negociatave, Gent Cakaj: Pse Shqipëria ka fituar

“Shqipëria rrezikon gjithçka”, çfarë paralajmëron Basha për 30 qershorin
















TE FUNDIT

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
29 Qershor, 2025

Teksa vendi përballet me vatra zjarri të konsiderueshme, me një njoftim ka dalë dhe ministri i Mbrotjes së Republikës së...

Lexo më shumë

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
29 Qershor, 2025

Për stafin e spitalit Nasser në Khan Younis, një viktimë e re e sjellë në departamentin e urgjencës javën e...

Lexo më shumë

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
29 Qershor, 2025

Irani mund të rinisë prodhimin e uraniumit të pasuruar brenda muajsh, pavarësisht dëmit të konsiderueshëm që u është shkaktuar objekteve...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
29 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim zyrtar, ku bën me dije situatën e zjarreve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com