Kandidati për President nga radhët e republikanëve, Donald Trump, u tregua shumë i hapur të enjten mbrëma, ku është mburrur për madhësinë e organit të tij gjenital.
Këto komente ai i bëri pas deklaratave të Marco Rubin i cili bëri shaka për madhësinë e duarve të Trump.
“Ju e dini se çfarë thuhet për meshkujt me duar të vogla”, tha Trump duke lënë të kuptohet se këtë deklaratë ai e lidhi me një shaka të pistë.
“Shikoni këto duar, a janë të vogla? E nëse ato janë të vogla, atëherë edhe diçka tjetër duhet të jetë e vogël”, u shpreh Trump duke ngritur duart para publikut.