Donald Trump është zyrtarisht Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në fjalën e tij hapëse, Trump falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur.
Ai u shpreh se “Epoka e Artë” e Amerikës fillon tani dhe se vendet e tjera do ta respektojnë sërish SHBA-në.
“Faleminderit shumë të gjithëve, zv.presidenti Vance, presidenti Clinton, presidenti Bush, presidenti Obama, presidenti Biden, zv.presidentja Harris dhe qytetarët e mi. Epoka e Artë e Amerikës fillon tani. Nga kjo ditë e më pas, vendi ynë do të respektohet sërish në të gjithë botën. Të gjithë vendet e tjera do të na kenë zili dhe nuk do t’i lejojmë ato që të përfitojnë nga ne. Thjesht do të vendos Amerikën të parën. Prioriteti ynë kryesor është që të krijojmë një vend krenar dhe të lirë.
Amerika do të jetë së shpejtë më e mirë dhe më e fortë se kurrë më parë”, tha ndër të tjera Trump.