Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump kritikon Kinën për tregëtinë, por jo për Hong Kongun

2019/08/14 at 8:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump vendos taksë me mallrat e Meksikës

Presidenti Donald Trump sulmoi politikat tregtare dhe financiare të Kinës, por nuk pranoi të kritikojë presionin e Pekinit mbi Hong Kongun. Në një fjalim në Pittsburgh, presidenti Trump tha se Kina ka manipuluar Organizatën Botërore të Tregtisë dhe monedhën kineze për avantazh të saj. Por ai tha se tensionet mes Pekinit dhe Hong Kongut duhet të zgjidhen midis tyre. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Zlatica Hoke njofton.

Ndërsa Presidenti Trump ndodhej në Pitsburgh, protestat në aeroportin e Hong Kongut u kthyen në përleshje të dhunshme me policinë. Presidenti Trump e quajti këtë një situatë të vështirë dhe shprehu shpresën se gjithçka do të përfundojë mirë.

“Situata në Hong Kong është e vështirë, shumë e vështirë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Por jam i sigurt se do të zgjidhet. Shpresoj që të zgjidhet për të gjithë, përfshirë Kinën”.

Më herët të martën, zoti Trump tha se mësoi se Pekini vendosi trupa në kufirin me Hong Kongun dhe u bëri thirrje të gjitha palëve “të qëndrojnë të qetë dhe të matur”. Por ai nuk pranoi të merrte një qëndrim për projekt-ligjin e diskutueshëm, i cili do të lejonte ekstradimin drejt Kinës kontinentale të të dyshuarve si kriminelë. Kundërshtarët e shohin projektligjin si një mënyrë për ti dhënë Pekinit një dorë të lirë në kapjen e disidentëve dhe shkeljen e mëtejshme të demokracisë së Hong Kongut. Miliona njerëz janë duke protestuar kundër projektligjit që nga qershori.

Por për temën e tregtisë dhe ekonomisë, presidenti Trump i bëri disa goditje të mprehta Kinës.

“Kina është zhvilluar – kanë bërë një punë të mirë. Por ata e zhvatën vendin tonë për vite, me mbështetjen e parave tona dhe të Organizatës Botërore të Tregëtisë. Më pas përfituan nga rregullat e Organizatës Botërore të Tregëtisë. Dhe po tregohem i mirë që po përdor termin “përfituan” “

Zoti Trump akuzoi gjithashtu Kinën për manipulimin e monedhës së saj, të cilën Pekini e mohon. Disa analistë e mbështesin pretendimin e Kinës.

“Duke folur paanshmërisht, Kina nuk e ka manipuluar kursin e këmbimit. Siç ka theksuar Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportet e tij të viteve të fundit, kursi i këmbimit të juanit kinezë (RMB) është në përputhje me ekonominë e Kinës. Pra, është plotësisht e gabuar ajo që thotë Presidenti Trump se Kina ka shtuar konkurrencën e saj duke zhvlerësuar juanin”, thotë Christopher Dembik, analist në bankën Saxo.

Presidenti Trump thotë se Shtetet e Bashkuara kanë përfituar miliarda dollarë duke vendosur tarifa për importet kineze, por të martën ai njoftoi vendimin e tij për të vonuar tarifat shtesë për mallrat kineze deri në mes të dhjetorit për të mbrojtur konsumatorët amerikanë./ Burimi: VOA

Ju sugjerojmë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Para
Pacolli: Huliganët serbë sulmojnë konsullatën e Kosovës në Danimarkë

Pacolli: Huliganët serbë sulmojnë konsullatën e Kosovës në Danimarkë

Durrës/ Jahti pëson defekt, 7 turistë shpëtohen nga mbytja

Durrës/ Jahti pëson defekt, 7 turistë shpëtohen nga mbytja

Pelosi: Nuk ka marrëveshje SHBA-Britani nëse preket pakti irlandez

Pelosi: Nuk ka marrëveshje SHBA-Britani nëse preket pakti irlandez

TE FUNDIT

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com