Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump kërcënon Iranin me bombardime dhe tarifa, pas refuzimit të bisedimeve

2025/03/31 at 11:57 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e kërcënoi Iranin me disa masa – nisur nga sanksionet dhe tarifat e reja deri te veprimet ushtarake.

Kjo, pasi presidenti iranian refuzoi mbajtjen e bisedimeve të drejtpërdrejta me Uashingtonin për programin e tij bërthamor.

“Do të shohim nëse mund të bëjmë diçka. Nëse jo, do të jetë një situatë e keqe”, u tha Trump gazetarëve më 30 mars, derisa fluturonte nga Florida për në Uashington.

“Unë do të preferoja një marrëveshje në vend të alternativës tjetër, që mendoj se të gjithë në këtë aeroplan e dinë se çfarë është. Ajo nuk do të ishte një gjë e bukur”, shtoi ai.

Më herët, Trump paralajmëroi se “nëse nuk bëjnë marrëveshje, do të ketë bombardime dhe do të jenë bombardime që ata nuk i kanë parë kurrë më parë”.

Ai, gjithashtu, tha se është duke shqyrtuar vendosjen e tarifave ndaj vendeve që blejnë naftë nga Irani, si pjesë e strategjisë së tij për “presion maksimal” kundër Teheranit.

Më herët gjatë ditës, presidenti iranian, Masud Pezeshkian, e kundërshtoi publikisht mbajtjen e negociatave të drejtpërdrejta me Uashingtonin për programin e tij bërthamor – gjë që ishte propozuar në një letër që Trump i kishte dërguar Teheranit në fillim të këtij muaji.

“Edhe pse në këtë përgjigje është hedhur poshtë mundësia e negociatave të drejtpërdrejta mes dy palëve, është theksuar se rruga për negociata indirekte mbetet e hapur”, tha Pezeshkian.

Zyrtarë të lartë iranianë edhe më parë kanë folur kundër idesë së mbajtjes së bisedimeve direkte me Shtetet e Bashkuara, por komentet e Pezeshkianit shënojnë refuzimin e parë zyrtar nga Irani.

Në përgjigje, Departamenti amerikan i Shtetit tha se “presidenti Trump ka qenë i qartë: Shtetet e Bashkuara nuk mund ta lejojnë Iranin të ketë armë bërthamore”.

“Presidenti shprehu gatishmërinë e tij për të diskutuar një marrëveshje me Iranin. Nëse regjimi iranian nuk dëshiron marrëveshje, presidenti është i qartë: Ai do të ndjekë opsione të tjera, të cilat do të jenë shumë të këqija për Iranin”, tha ai.

Prej se Trump është kthyer në Shtëpinë e Bardhë në janar, administrata e tij ka theksuar vazhdimisht se Irani nuk duhet të lejohet të ketë armë bërthamore, ndërsa ka paralajmëruar se veprimet ushtarake janë po ashtu në tryezë, nëse Irani refuzon idenë e Trumpit.

Irani pohon se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore.

Por, një raport i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, i publikuar në shkurt, nxori në pah se Irani ka përshpejtuar prodhimin e uraniumit, që përdoret për armë./REL

Ju sugjerojmë

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
Bota

Vendet arabe kërkojnë kalimin e Gazës nën autoritetin palestinez

2 Gusht, 2025 8:36 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Gushti nis me temperaturë të lartë

2 Gusht, 2025 8:14 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi 2 gusht 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

2 Gusht, 2025 8:01 am
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

1 Gusht, 2025 10:46 pm
Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
InstaBIZ

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

1 Gusht, 2025 9:46 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

1 Gusht, 2025 9:39 pm
Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar
Bota

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar

1 Gusht, 2025 9:14 pm
Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët
Life Style

Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët

1 Gusht, 2025 8:29 pm
Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?
Rajoni

Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?

1 Gusht, 2025 8:01 pm
“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka
Bota

“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka

1 Gusht, 2025 7:31 pm
Para
Zgjedhjet e 11 Majit/ Përcaktohet kompania postare dhe kostoja për fletët e votimit në diasporë

Zgjedhjet e 11 Majit/ Përcaktohet kompania postare dhe kostoja për fletët e votimit në diasporë

Kryeministri i ri Grenlandës reagon ndaj deklaratave të Trump: SHBA s’do të marrë kontrollin e ishullit, ne nuk i përkasim askujt!

Kryeministri i ri Grenlandës reagon ndaj deklaratave të Trump: SHBA s’do të marrë kontrollin e ishullit, ne nuk i përkasim askujt!

Berisha prezanton programin e PD për ekonominë e vendit: TVSH do të zbresë në 15%, zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël

Berisha prezanton programin e PD për ekonominë e vendit: TVSH do të zbresë në 15%, zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël

TE FUNDIT

Vendet arabe kërkojnë kalimin e Gazës nën autoritetin palestinez

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
2 Gusht, 2025

Për herë të parë, të gjitha vendet anëtare të Ligës Arabe janë bashkuar në një deklaratë të përbashkët ku i...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Gushti nis me temperaturë të lartë

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
2 Gusht, 2025

Në pjesën më të madhe të Shqipërisë, temperaturat do të variojnë nga 30 deri në 35 gradë Celsius, duke krijuar...

Lexo më shumë

Horoskopi 2 gusht 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
2 Gusht, 2025

Dashi – Mund të ndiheni pak të larguar nga të dashurit tuaj, por ky është vetëm një moment introspeksioni. Ju jeni...

Lexo më shumë

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
1 Gusht, 2025

Ky përparim midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit vjen më pak se një ditë pasi Donald Trumpi vendosi tarifa prej...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com