Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump i vendosur për “t’i rikthyer paratë” përmes marrëveshjes me Ukrainën për minerale

2025/02/23 at 12:37 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se dëshiron që Ukraina të shpaguajë miliarda dollarë që ia kanë dërguar Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur veten kundër luftës së nisur nga Rusia.


“Dua që ata të na japin diçka për gjithë paratë që u kemi dhënë. Jemi duke kërkuar për minerale të rralla të tokës – çfarëdo që mund të gjejmë”, ka thënë Trump në Konferencën e Konservatorëve për Veprim Politik, të mbajtur afër Uashingtonit.

“Po përpiqem t’i rikthej paratë”.

Trump i ka bërë këto komente teksa vazhdojnë negociatat mes Uashingtonit dhe Kievit për një marrëveshje që parasheh qasjen amerikane në mineralet e Ukrainës, përfshirë ato që janë të domosdoshme për prodhim të baterive për makina elektrike dhe pajisje tjera teknologjike.

I dërguari i posaçëm i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg ka udhëtuar në Kiev më herët gjatë javës dhe është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe ka thënë më vonë se Zelensky e kupton se sa është i rëndësishëm për SHBA-në nënshkrimi i marrëveshjes.

Kellogg e lavdëruar Zelenskyn si burrë “guximtar”.

Trump u ka thënë mbështetësve në Konferencën e Konservatorëve se beson që marrëveshja mund të arrihet.

“Do t’i rikthejmë paratë tona, sepse nuk është e drejtë”, ka thënë ai.

“Do ta shohim, por besoj që jemi shumë afër marrëveshjes, dhe është mirë nëse jemi afër”.

Sipas një dokumenti të propozuar, SHBA-ja do të fitonte qasje në mineralet e Ukrainës për të kompensuar ndihmën e ndarë për Kievin.

Zelensky është raportuar të ketë hezituar në nënshkrim të marrëveshjes në fillim, mirëpo të shtunën është raportuar se ai është duke shqyrtuar mundësinë e rishikimit të versionit të fundit të marrëveshjes.

E përditshmja amerikane The New York Times ka thënë se disa prej kushteve janë edhe më të ashpra sesa në draftin e parë.

Sipas propozimit të fundit, në të cilin gazeta ka thënë se ka pasur qasje, Ukraina do t’i japë qasje SHBA-së në minerale në vlerë të 500 miliardë dollarëve.

Ruslan Stefanchuk, kryetar i Parlamentit të Ukrainës, ka thënë për mediat ukrainase se një grup do të angazhohet për këtë marrëveshje më 24 shkurt, por që Ukraina dëshiron të pranojë garanci specifike të sigurisë, në këmbim të qasjes në minerale, sipas New York Times.

Strategjia diplomatike e Trumpit kundrejt Rusisë, përfshirë mundësinë e organizimit të një samiti mes tij dhe presidentit rus, Vladimir Putin, e ka alarmuar Ukrainën dhe Evropën për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje që nuk do të jetë në të mirën e tyre.

Konflikti në Ukrainë ka arritur në fazë kritike në prag të shënimit të trevjetorit të nisjes së tij, pasi raportohet se forcat ushtarake të Kievit janë duke u tërhequr nga disa pjesë të vijës së frontit./rel



Ju sugjerojmë

Shiste heroinë dhe kanabis, arrestohet 53-vjeçari në Fier
Aktualitet

Shiste heroinë dhe kanabis, arrestohet 53-vjeçari në Fier

11 Qershor, 2025 9:41 am
Ndarja nga jeta e Leka Bungos, vepra e personalitetit që la gjurmë në artin shqiptar
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Leka Bungos, vepra e personalitetit që la gjurmë në artin shqiptar

11 Qershor, 2025 9:36 am
Komisioni Evropian planifikon sanksione kundër Rusisë
Bota

Komisioni Evropian planifikon sanksione kundër Rusisë

11 Qershor, 2025 9:19 am
Gabimet gjatë pandemisë/ Bundestagu gjerman do formojë një komision hetimor
Bota

Gabimet gjatë pandemisë/ Bundestagu gjerman do formojë një komision hetimor

11 Qershor, 2025 9:16 am
Konferenca e OKB-së: Si të mbrohen Oqeanet?
Bota

Konferenca e OKB-së: Si të mbrohen Oqeanet?

11 Qershor, 2025 9:05 am
Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta
Bota

Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta

11 Qershor, 2025 8:58 am
(VIDEO) Rama: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë
Aktualitet

(VIDEO) Rama: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë

11 Qershor, 2025 8:53 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Shkodër/ Kapet me dy kallashnikovë, arrestohet pas kërkimeve 19 vjeçari

11 Qershor, 2025 8:46 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Ngërçi në Kosovë, sot tentativa e 30-të për konstituimin e Kuvendit

11 Qershor, 2025 8:45 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 11 Qershor 2025

11 Qershor, 2025 8:45 am
Para
Zgjedhjet, bashkitë që do të kenë votim e numërim elektronik

26 parti kërkojnë të garojnë në zgjedhjet e 11 Majit, ja kur përfundon afati për dorëzimin e kërkesave

Pensionet europiane, kryeministri Rama: Kur erdhëm në detyrë, nuk kishte fare marrëveshje

Pensionet europiane, kryeministri Rama: Kur erdhëm në detyrë, nuk kishte fare marrëveshje

Tiranë/ Të shpallur në kërkim për vjedhje, kanosje dhe drogë, policia arreston tre persona

Operacion antidrogë në Kavajë, policia arreston disa shtetas
















TE FUNDIT

Shiste heroinë dhe kanabis, arrestohet 53-vjeçari në Fier

Shiste heroinë dhe kanabis, arrestohet 53-vjeçari në Fier
11 Qershor, 2025

Policia e Fierit ka arrestuar një 53-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke shitur lëndë narkotike të ndarë në doza....

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Leka Bungos, vepra e personalitetit që la gjurmë në artin shqiptar

Ndarja nga jeta e Leka Bungos, vepra e personalitetit që la gjurmë në artin shqiptar
11 Qershor, 2025

Me ndarjen nga jeta të Leka Bungos, kultura shqiptare humbet një personalitet të shquar, që me veprën dhe përkushtimin e...

Lexo më shumë

Komisioni Evropian planifikon sanksione kundër Rusisë

Komisioni Evropian planifikon sanksione kundër Rusisë
11 Qershor, 2025

BE po përgatit paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë. Presidentja e KE von der Leyen propozon uljen drastike të...

Lexo më shumë

Gabimet gjatë pandemisë/ Bundestagu gjerman do formojë një komision hetimor

Gabimet gjatë pandemisë/ Bundestagu gjerman do formojë një komision hetimor
11 Qershor, 2025

Dy vjet pasi u hoq gjendja e jashtëzakonshme e vendosur për shkak të pandemisë së koronavirusit, Bundestagu ka njoftuar se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com