Donald Trump i ka quajtur qesharake vlerësimet e CIA-s se hakerat ruse janë përpjekur të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale amerikane me qëllim për t’i dhënë fitoren republikanit.
Trump tha në një intervistë për Fox News se janë demokratet ata që po publikojnë raporte të tilla për shkak të dëshpërimit që ndjejnë si pasojë e humbjes në zgjedhjet e nëntorit.
Ditën e premte, zyrtaret CIA-s i thanë mediave amerikane se kishin dalë në përfundimin se hakeret rusë kishin tentuar të ndikonin në fitoren e miliarderit. Ndërkohë zyrtaret ruse kanë mohuar vazhdimisht akuzat.
Sakaq Presidenti ende në detyre, Barack Obama ka urdhëruar një rishikim të plotë të të gjitha sulmeve kibernetike të cilat kishin në shënjestër Partine Demokratike. Disa nga Republikanet i janë bashkuar tashmë thirrjes së demokrateve për hetim të plotë.
Tv Klan