Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump: Bllokimi i urdhrit për marrjen e shtetësisë përmes lindjes do të apelohet

2025/01/25 at 4:07 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata e rrëzon dhe nxjerr urdhër

Urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump, që synon të ndryshojë të drejtën për shtetësi për fëmijët e lindur në tokën amerikane, një e drejtë e garantuar nga Amendamenti i 14-të i Kushtetutës, po përballet me sfida të mëdha ligjore.


Një ditë më parë një gjykatës federal bllokoi përkohësisht urdhrin e zotit Trump, një vendim që presidenti tha se do të apelohet në Gjykatën e Lartë.

Presidenti Donald Trump tha të enjten se administrata e tij do ta apelojë vendimin e një gjykatësi federal për bllokimin e përkohshëm të urdhrit ekzekutiv që i jep fund të drejtës kushtetuese për marrjen e shtetësisë për fëmijët e lindur në tokën amerikane pa marrë në konsideratë statusin ligjor të prindërve të tyre.

“Padyshim do ta apelojmë. Ata e çuan çështjen para një gjyqtari të caktuar në Siatëll. Vendimi i tij ishte i pritshëm”, tha zoti Trump.

Gjykatësi i Qarkut, John C. Coughenour vendosi për ankesën e paraqitur nga shtetet e Uashingtonit, Arizonës, Illinoit dhe Oregonit, të cilat argumentojnë se Amendamenti i 14-të dhe Gjykata e Lartë e kanë çimentuar të drejtën për shtetësi përmes lindjes.

Kjo çështje është një nga pesë paditë e ngritura nga 22 shtete dhe një numër grupesh për drejtat e emigrantëve në të gjithë vendin.

Urdhri i Presidentit Trump thotë se një fëmijë i lindur në Shtetet e Bashkuara nuk mund të marrë automatikisht shtetësinë, nëse nëna nuk ka status të ligjshëm emigracioni, ose nëse ndodhet në Amerikë me vizë, por vetëm përkohësisht, si dhe në rast se babai nuk është shtetas amerikan, ose banor i përhershëm.

Urdhri ndalon agjencitë amerikane të lëshojnë dokumente, që njohin si shtetas fëmijët e lindur nga prindër që nuk kanë statusin e duhur ligjor, apo të pranojnë dokumente nga shtete të veçanta amerikane që u njeh këtyre fëmijëve shtetësinë.

“Shumë studiues ligjorë dhe grupe për të drejtat civile thonë se do të duhej një ndryshim në Kushtetutë për të ndryshuar të drejtën e shtetësisë në lindje. Kjo kërkon që tre të katërtat e shteteve të pajtohen si dhe dy të tretat e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit amerikan”, thotë Julia Gelatt, Drejtore e Programit të Politikave të Emigracionit në SHBA në Institutin e Politikave të Emigrantëve.

E drejta për shtetësi në lindje nënkupton që të lindurit në Shtetet e Bashkuara bëhen automatikisht shtetas amerikanë, pavarësisht statusit ligjor të prindërve.

Për dekada të tëra rregulli është zbatuar edhe për fëmijët e lindur nga prindër që ndodhen në Shtetet e Bashkuara pa dukumente, ose nga prindër me viza turistike, apo studentore, që planifikojnë të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Kjo praktikë nuk zbatohet në asnjë vend tjetër. Presidenti Trump dhe mbështetësit e tij argumentojnë se sistemi po abuzohet dhe se duhet të ketë standarde më të ashpra për t’u bërë shtetas amerikan.

Por të tjerë thonë se kjo është një e drejtë e garantuar nga Amendamenti i 14-të i Kushtetutës, rrëzimi i së cilës është jashtëzakonisht i vështirë dhe se, edhe nëse është e mundur, është një ide e keqe.

Presidenti Trump dhe kundërshtarët e së drejtës për shtetësi përmes lindje argumentojnë se ky rregull i nxit njerzit që të vijnë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara, ose të marrin pjesë në atë që njihet si “turizëm i lindjes” ku gratë shtatzëna vijnë në SHBA enkas për të lindur, në mënyrë që fëmijët e tyre të marrin shtetësinë.

Në vendet ku nuk ekziston kjo e drejtë, thotë ekspertja Gelatt, shumë fëmijë lindin “pa shtetësi”.

“Kjo do të thotë se ata nuk mund të kenë qasje në pasaporta. Ata nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit. Ata nuk mund të votojnë dhe nuk kanë zë në qeveri. Ata rriten pa ndjenjën se i përkasin një vendi”, thotë zonja Gelatt për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Sipas Institutit të Politikave të Emigracionit, në vitin 2019, 5.5 milionë fëmijë nën moshën 18 vjeçare, kishin të paktën një prej prindërve pa dokumente të ligjshme. Këta fëmijë përbënin 7 për qind të numrit të përgjishtëm të fëmijve amerikanë dhe shumica e tyre ishin shtetas amerikanë.

Organizata jopartiake tha gjatë fushatës së zotit Trump për president më 2015 se numri i njerëzve në vend me status të paligjshëm do të rritej nëse shfuqizohej e drejta për shtetësi përmes lindjes, duke krijuar një “klasë që do të përjashtohej nga integrimi shoqëror për breza”.

Pas Luftës Civile, Kongresi ratifikoi Amendamentin e 14-të në korrik të vitit 1868. Amendamenti garantonte shtetësi për të gjithë, përfshirë zezakët.

“Të gjithë personat e lindur, ose të natyralizuar në Shtetet e Bashkuara dhe që i nënshtrohen juridiksionit të tyre, janë shtetas të Shteteve të Bashkuara dhe shtetit ku ata banojnë”, thotë Amendamenti i 14-të.

“Asnjë shtet nuk dë të bëjë, ose zbatojë asnjë ligj që do të shkurtojë privilegjet, ose imunitetin e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara”, shkruan më tej në të.

Por Amendamenti i 14-të nuk përkthehej gjithmonë si një e drejtë për shtetësi në lindje. Për shembull, vetëm në vitin 1924 Kongresi vendosi për t’u dhënë shtetësinë të gjithë indianëve autoktonë amerikanë të lindur në Shtetet e Bashkuara./ Zëri i Amerikës



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, Sinodi i Shenjtë: Trupi mbërrin të martën në  orën 16:00 në Tiranë, ceremonia mortore të enjten në orën 11:00

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, Sinodi i Shenjtë: Trupi mbërrin të martën në orën 16:00 në Tiranë, ceremonia mortore të enjten në orën 11:00

Arrestohet 29-vjeçari në Tiranë, policia i gjen kokainë

Arrestohet 29-vjeçari në Tiranë, policia i gjen kokainë

Kushton 15 mln euro, Benfica shënjestron Cristian Shpendin për sulmin

Kushton 15 mln euro, Benfica shënjestron Cristian Shpendin për sulmin
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com