Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trukimi i ndeshjeve/ Ja për çfarë e pyeti UEFA-Skënderbeun dy ditë më parë

2016/06/03 at 10:08 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trukimi i ndeshjeve/ Ja për çfarë e pyeti UEFA-Skënderbeun dy ditë më parë

Ankthi mbizotëron në kampin bardhekuq. Orët pasuese janë vendimtare për zbardhjen e vendimit për hetimet e nisura nga UEFA për çështjen “Skënderbeu”.

Dy ditë pas përfundimit të seancës së fundit dëgjimore që u zhvillua në Zvicër, gazeta “Panorama Sport” ka zbuluar fakte të reja në lidhje me dëshmitë e dhëna nga korçarët.

Burime të sigurta bënë me dije se drejtuesit e Komisionit Disiplinor të UEFA-­s ishin ndalur më së shumti në hetimin e fakteve të mbledhura për ndeshjet e Europa Ligës, më konkretisht ato të zhvilluara në fazën e grupeve kundër Sportingut të Lisbonës e mbyllur 5-­1 dhe ajo ndaj Lokomotivës së Moskës që përfundoi 0­-3.

Është vënë pikërisht te këto dy sfida fokusi i emisarëve të UEFA­-s në këtë seancë, e cila zgjati disa orë.

Pyetjet

Gazeta mëson se zyrtarët e institucionit më të lartë të futbollit europian kanë kërkuar shpjegim për vendosjen e gabuar të ekipit në fushë në disa momente të caktuara. Pyetjet për të pranishmit në këtë seancë u janë referuar se përse një mbrojtës nuk ishte në pozicionin e tij në një episod të caktuar, kanë kërkuar përgjigje për një faull apo penallti të shkaktuar.

Jo vetëm kaq, pasi janë ndalur edhe te kartonët e marrë (siç është rasti i kartonit të kuq që mori Hamdi Salihi në ndeshjen kundër portugezëve të Sportingut).

Për të gjitha këto UEFA ka kërkuar një përgjigje nga drejtuesit e klubit të Skënderbeut. Këta të fundit janë munduar që të japin versionin e tyre për secilin rast, duke mbrojtur me forcë pretendimet e tyre.

Të pranishmit në këtë dëgjimore kanë shpjeguar çdo episod që u është kërkuar nga zyrtarët e Komisionit të UEFA-­s.

Vendimi

Nga ana tjetër, përpos fakteve të paraqitura nga klubi i Skënderbeut, seanca dëgjimore sipas drejtuesve të klubit bardhekuq ka kaluar e qetë dhe mund të quhet e suksesshme, ndërsa tani mbetet vetëm të merret vesh vendimi që do të marrë UEFA në lidhje me këtë hetim.

Në Korçë janë duke e pritur me ankth, teksa pritshmëria për një vendim pozitiv është e madhe. Në klubin bardhekuq për momentin nuk ka asnjë prononcim, pasi ende nuk dihet se cili do të jetë vendimi që do të japë UEFA për këtë çështje.

Në rrugë zyrtare për gazetën klubi i Skënderbeut bën me dije vetëm se është në pritje të përgjigjes që do të dërgojë UEFA.

Sakaq, sqarojnë se u është thënë se vendimi që do të marrë ky komision do t’u niset me “e­mail”.

Ju sugjerojmë

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

12 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Kompania kanadeze, “Bankers” do t’i paguajë tatimeve 57 milionë dollarë

Bankers Petrolium ndërpret punën në Shqipëri. Ja shkaku

A ka ndryshuar mbiemrin Presidenti? Ja çfarë thotë Bujar Nishani (video)

A ka ndryshuar mbiemrin Presidenti? Ja çfarë thotë Bujar Nishani (video)

Masazhatorja që filmoi ministrin u rekrutua nga shërbimet e huaja?

Masazhatorja që filmoi ministrin u rekrutua nga shërbimet e huaja?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com