Dy automatikë, 2420 fishekë dhe 5 uniforma ushtarake u gjetën në banesën e një 51 vjeçari, të cilin policia kishte shkuar pasi u informua se disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin në fshatin Margegaj të Tropojës.
Pasi arrestoi 51 vjeçarin, Gzim Bisheva, përfshirë në konflikt për motive pronësie, me fqinjin e tij, shtetasin H. B., 61 vjeç shkuan t’I kontrollojnë banesën, ku iu gjet arsenali i armëve.
Policia informon se Bisheva plagosi me thikë fqinjin,shtetasin H. B., 61 vjeç, pas një konflikti për motive pronësie
‘Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur ose jo në ngjarje kriminale të ndodhura më parë, informoi sot policia.