Një efektiv i policisë së Tropojës është arrestuar.
Zef Pepkolaj është vënë në pranga pasi ka plagosur me armën e punës kushëririn e tij Sokol Pepkolaj, 54 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fierzë.
Plumbat e kanë zënë 54-vjeçarin në këmbë, ndërsa pas dërgimit në spitalin rajonal është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një zënke mes tyre, e nisur për motive të dobëta.
Më pas efektivi i policisë ka shkuar në banesë, ka marrë armën dhe e ka qëlluar.