Një aksident me vdekje ka ndodhur në Tropojë, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë, ku drejtuesi i mjetit, 20 vjeç, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën anësore të rrugës.
Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri E. Gj., 20 vjeç, banues në Bajram-Curri, ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi A. S., është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit, ndërsa dyshohet se shkak mund të jetë bërë shpejtësia e lartë.