Wayne Rooney mund t’i mungojë Manchester United në gjashtë javët e ardhshme. Ekipi është tepër i shqetësuar për mungesën e gjatë të kapitenit të Anglisë, e cila do të ishte një goditje e rëndë si për klubin ashtu edhe për përfaqësuesen angleze. Rooney nuk udhëtoi me ekipin me pjesën tjetër të ekipit për ndeshjen e Europa League kundër Midtjylland, që do të zhvillohet nesër në mbrëmje. Trajneri i Anglisë Roy Hodgson the federata angleze janë në pritje të detajeve të mëtejshme për gjendjen e sulmuesit. Rooney nuk besohet të jetë dëmtuar gjatë ndeshjes kundër Sunderland por në stërvitje.
Përfaqësuesja angleze ka takime miqësore luksi kundër Gjermanisë dhe Holandës por ky nuk është meraku kryesor i Hodgson. Ai do të jetë i shqetësuar nëse Rooney ka aq kohë sa duhet për të rifituar formën deri në fillim të kampionatit evropian. United do të jetë po aq i shqetësuar, Rooney është një nga lojtarët kryesor të ekipit, dhe me mungesën e tij lufta për vendin e katërt duket pothuajse e humbur. E gjithë Anglia shpreson që mos t’i ndodhë si në vitin 2006, teksa u dëmtua përpara kampionatit botëror dhe nuk arriti të gjejë formën ideale.