Mësuesja e martuar, 43 vjeç, u akuzua nga ish nxënësi i saj, 15 vjeç, se e detyronte të kryenin marrëdhënie seksuale, ‘pothuajse çdo ditë’.
Rayna Culver, mësuese në Trenton, të New Jersey, pasi për muaj me radhë strehoi studentin e saj jetim, kërkoi të drejtën për ta adoptuar. Thuhet se të dy kishin pasur marrëdhënie të ngushta edhe më parë.
Dokumentet e gjykatës tregojnë se djaloshi që para adoptimit ishte shprehur se me të abuzohej seksualisht, por askush nuk e besoi.
Mësuesja u arrestuar pas inçizimit, në shtëpinë e saj, teksa ajo e prek të miturin në vende të papërshtatshme. Edhe pse djali e kundërshtonte ajo niste ta rrihte, ta kërcënonte dhe duke e detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale. Culver u bë kujdestar ligjor i adoleshentit disa muaj më vonë.
Cluver u dënua me vendim nga gjykata, me akuza mbi abuzim seksual të shkallës së dytë të cilat ndikojnë negativisht në mirëqenien psikologjike dhe fizike të fëmijës./opinion.al