Gazetari Italian Roberto Saviano, i fokusuar prej vitesh në botën e mafias, ka shkruar së fundmi një analizë të gjatë për çështjen e legalizimit të drogavetë lehta, ku ndalet te kanabisi në Shqipëri.
Ai evidenton në “La Republica”, Lazaratin si kryeqytetin botëror të marijuanës duke bërë pohimin “bombë”:
Lazarati ka përfunduar nën kontrollin e grupeve kriminale që mbështesin ISIS!
Saviano argumenton se legalizimi i drogave të lehta do t’i hiqte një mundësi të mirë financimi grupeve terroriste, që sipas tij tashmë kanë marrë nën kontroll trafikimin e marijuanës. Shembull sipas Savianos është edhe Lazarati.
“Lazarati, në Shqipëri, kryeqyteti botëror i marjiuanës, ka përfunduar nën kontrollin e grupeve kriminale që mbështetin Daesh (term i përdorur për Shtetin Islamik). ISIS tashmë kontrollon një prodhim prej 5 miliardë dollarësh. Po, “bari” dhe hashashi janë shndërruar në burime finacimi të organizatave fondamentaliste. Legalizimi i tyre do të ishte një mënyrë për t’i hequr organizatave kriminale nga 8 deri në 11 miliardë di euro çdo vit”, shkruan ai.