Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trondit, Ilir Meta: Qeveri besimi ose nuk hyjmë në zgjedhje pa PD-në

2017/04/03 at 9:58 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas darkës me Ramën/ Në orën 21:00 Ilir Meta mbledh kryesinë e LSI

Kreu i Levizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, sonte, ka bërë thirrje për dialog mes palëve politike në vend në mënyrë që të shmanget kriza.


Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LSI, Meta tha se situata politike në vend është tejet konfliktuale dhe theksoi se përshkallëzimi i krizës mund të çojë në një situatë të vështirë.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta, përgjatë fjalës së tij përmendi një “qeveri të besimit”, për të cilën sqaroi se jo domosdoshmërisht mund të jetë qeveri teknike, duke shtuar se edhe qeveria aktuale mjafton që të krijohet besimi tek policia dhe institucionet e tjera për garancinë e zgjedhjeve.

Ai ka qenë relativisht i qartë në komunikimin e tij me gazetarët. Meta tha se zgjedhje pa opozitën nuk do ketë, duke deklaruar se LSI vë në dispozicion mandatet të gjitha, edhe si ministra edhe si deputetë dhe në çdo post në funksion të një zgjidhje.

Ai  tha se LSI është e hapur për koalicion me PS-­në, por nga ana tjetër nuk do të bëhet pjesë e zgjedhjeve farsë.

“Realizim të plotë dhe transparent të procesit të dekriminalizmit. Zbatimi i reformës zgjedhore, kusht ende i papërmbushur. Duke vlerësuar sa më lart, LSI për këtë qëllim vendosë të vërë në dispozicion të zgjidhjes politike në vend, të gjitha mandatet e deputetëve, ministrave dhe posteve të saj.

LSI është e hapur të afirmojë për zgjedhjet e ardhshme koalicionin me PS-në. Por, nëse lidershipi i PS nuk do tregojë përgjegjshmëri për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe garantimin e kushteve LSI nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni të tillë dhe as një farse elektorale të mundshme. LSI ka qene ë qartë se mes të djathtës dhe së majtës zgjedh të majtën. Midis farsës elektorale dhe demokracisë, zgjedh demokracinë. Mes kaosit dhe stabilitetin, zgjedh stabilitetin”, deklaroi Meta.

Ai i bëri apel kreut të Qeverisë dhe kreut të opozitës që të lënë mënjanë qëndrimet përjashtuese dhe konfliktuale, dhe të vijojnë me procesin e dialogut.

“Besojmë dhe shpresojmë në angazhimin e gjithë aktorëve të tjerë, në veçanti të kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës, Basha për të gjetur një zgjidhje që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve demokratike, të hedhë një hap përpara dhe t’i japë hov të gjitha reformave”, tha Meta.

“LSI pasi analizoi situatën politike në vend, vlerëson se situata në politikë ëhë tejet e tensionuar, reforma zgjedhore dhe reforma në drejtësi janë bllokuar, dhe konstatojnë një rënie të theksuar të besimit të qytetarëve te politika. Politika konfliktuale po dominon situatën në vend. Dialogu është i domosdoshëm. Çdo vonesë e çon vendin në drejtime të panjohura, dhe pasoja të paverifikueshme. Rama dhe Basha duhet të heqin dorë nga qëndrimet përjashtuese dhe konfliktuale. Vlerësojnë përpjekjen e Idrizit për dialog dhe zgjidhje të krizës. Vendi në këtë kohë ka nevojë për një zgjidhje. Duhet të garantohet mos përfshirja e administratës në fushatë. Çdo përpjekje për financimeve kriminale dhe të paligjshme të zgjedhjeve nuk do pranohet”, tha Meta.

 



Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa zona

23 Tetor, 2025 8:29 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 23 tetor 2025

23 Tetor, 2025 8:26 am
Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
-U tha në Opinion

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

22 Tetor, 2025 11:23 pm
Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
-U tha në Opinion

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

22 Tetor, 2025 10:28 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

22 Tetor, 2025 9:42 pm
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

22 Tetor, 2025 8:52 pm
PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
Rajoni

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

22 Tetor, 2025 8:31 pm
Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte
Bota

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte

22 Tetor, 2025 7:10 pm
Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
Bota

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

22 Tetor, 2025 6:08 pm
Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023
Politikë

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023

22 Tetor, 2025 5:57 pm
Para
Video/Enca tregon diçka më shumë nga marrëdhënia me Noizyn

Enca prapë pjesë e OTR?

Video-Opinion/ Buzhala: Meta ka lënë të kuptojë se nuk hyn në zgjedhje pa opozitën

Video-Opinion/ Buzhala: Meta ka lënë të kuptojë se nuk hyn në zgjedhje pa opozitën

Balliu në Opinion: “Qëkur e pash Ramën që u nis për peshk, e dija që nuk do të kapte gjë”

Balliu në Opinion: “Qëkur e pash Ramën që u nis për peshk, e dija që nuk do të kapte gjë”
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa zona

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
23 Tetor, 2025

Kjo e enjte do të jetë me kthjellime dhe vranësira, në alternim me njëra-tjetrën. Reshje shiu do të ketë me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 23 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
23 Tetor, 2025

DASHI Kjo është një kohë diskutimi konstruktiv për marrëdhënie afatgjata: mund të dalin në pah çështje latente dhe të pazgjidhura....

Lexo më shumë

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
22 Tetor, 2025

Çfarë do e shtynte një 18-vjeçar në kulmin e regjimit komunist shqiptar, që të lexojë fshehurazi Ungjillin dhe të vendosë...

Lexo më shumë

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
22 Tetor, 2025

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Imzot Joan Pelushi ka folur në emisionin “Opinion” për fëmijërinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com