Përmes një statusi në Facebook kreu i LIBRA-s Ben Blushi reagoi mbi situatën e fundit politike në vend.
Marrëveshja mes PS dhe PD sipas tij do mbahet mend në historinë e vendit si marreveshja që ndau burgjet, paratë e energjisë,hipotekat dhe legalizimet mes Rilindjes dhe Partisë Demokratike.
Statusi i plotë:
BASHKËQEVERISJA E SALIUT ME EDI RAMËN
Pasi e mbushën Rilindjen me banditë dhe trafikantë, me kriminelë dhe kanabistë futën dhe Saliun në Rilindje. Kjo marrveshje do mbahet mend në historinë e vendit si marreveshja që ndau burgjet, paratë e energjisë,hipotekat dhe legalizimet mes Rilindjes dhe Partisë Demokratike. Kjo është bashkëqeverisja e Sali Berishës me Edi Ramën.Shqipëria nuk e kishte imagjinuar këtë koalicion dhe sigurisht nuk e kishte merituar.Natyrisht do zgjasë shumë pak deri në 25 qershor. Do ta rrëzojmë me vota si cdo të keqe.