Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trondit Big Mama: “Doja të isha e dobët, i kam shpëtuar vdekjes për mrekulli”

2017/01/28 at 9:59 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Trondit Big Mama: “Doja të isha e dobët, i kam shpëtuar vdekjes për mrekulli”

Gjatë javëve të fundit, Big Mama e ka parë veten protagoniste të një historie sa prekëse aq edhe të dhimbshme.

Këngëtarja thuhej se ishte e sëmurë me kancer dhe se kishte humbur zërin, e për këtë shkak i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike në Turqi.

Por çfarë ka të vërtetë në këtë fabul të shtjelluar lajm pas lajmi në mediat online

Big Mama rrëfehet për herë të parë në suplementin “Bluetooth” për gjendjen e saj shëndetësore dhe të vërtetën e operacioneve në Turqi. “

Rrezikova jetën”, tregon ajo, ndërsa ka shpjeguar se maratona e ndërhyrjeve kirurgjike ka nisur për shkak se donte të ishte më e dobët.

big mamaa

Big Mama, u bë disa kohë që nuk përfliteni si dikur. Pse?

Nuk e di, ndoshta sepse nuk kam pasur kohë të shpik unë diçka (qesh). Sinqerisht emisioni që kam dhe punët e tjera rreth muzikës e familjes më kanë larguar paksa nga këto gjëra, kështu që vërtetë jam paksa më e qetë në këtë drejtim.

Megjithatë ti nuk ke qenë pa angazhime, na thuaj ku ke qenë, çfarë ke bërë deri më tani?

Unë kam qenë shumë e angazhuar, përveç emisionit, në koncerte në diasporë, pastaj në gëzime familjare ku performoj. Kam qenë shumë aktive me projektet e fundit, të cilat zgjuan vërtetë interes të jashtëzakonshëm dhe jam shumë e kënaqur nga puna që kam bërë, doja të sjell diçka më ndryshe.

Për momentin ke realizuar ndonjë këngë të re?

Ato që kisha i finalizova me klipe, të tjerat do presin. Edhe pse kam përfunduar disa këngë, për momentin nuk mund të xhiroj klipe për shkak të disa punëve të tjera.

Ka pak ditë që lajmet rozë nuk të kursyen përsëri. Është komentuar shëndeti yt. Çfarë ka ndodhur saktësisht?

Çfarë nuk kam lexuar këto kohë për mua, por duke e ditur si jam dhe çfarë kam bërë, nuk jam e shqetësuar aspak. Madje, kisha përgatitur dhe familjen time në këtë drejtim, që të mos shqetësohet aspak. Unë isha në Turqi, fillimisht për një pjesë të emisionit tim, e më pas më dolën dhe disa punë e vështirësi të tjera.

Flitej se ke bërë operacion, ke pasur kancer dhe se ke humbur zërin? Cila është e vërteta?

E vërtetë është ajo që them unë, jo ajo që shkruhet për mua. E them për herë të parë në një intervistë, ndërsa nesër do të shfaqet e gjithë historia në emisionin tim, sepse kam xhiruar veten që nga nisja në Shkup e gjithë procesin atje, derisa jam kthyer nga Turqia. Kam qenë në një klinikë kirurgjike në Samsun “Anadolu”, kam operuar lukthin, domethënë e kam zvogëluar, gjatë analizave mjekët kanë konstatuar se duhet të heq edhe tëmthin për shkak se rrezikoja dhe duhej patjetër. Dhjami më kishte mbërthyer të gjithë mushkëritë dhe më është dashur të pastrohem, gjithashtu, për dy javë kam humbur 9 kilogram.

Po tani si ndihesh nga gjithë ky proces?

Ka pak ditë që jam kthyer dhe ndihem më mirë, më e lehtësuar nga operacioni, nuk mund të ha më shumë edhe sikur të dua, sepse lukthi nuk më pranon më shumë, ndihem më e lehtësuar në organet e frymëmarrjes, kështu që kjo është e vërteta e gjithë asaj që është përfolur, ju e dini se unë jam e drejtpërdrejtë gjithmonë dhe i them gjërat pa i shtrembëruar, pra ka pasur të bëj me diçka shëndetësore nga ku është varur dhe jeta ime, por falë Zotit ndihem shumë mirë edhe më e fortë dhe tani po rikuperoj veten.

Cilat janë planet e tua tani?

Do rikthehem patjetër, sepse kjo është jeta ime, nuk mundem pa muzikë e pa televizion. Do kthehem në punë për pak ditë, ndërsa së shpejti edhe me projektet muzikore. Do kthehem më e shëndoshë, e ndoshta jo si Big Mama që më kanë parë më përpara, por me shumë kile më pak./GSH/

Ju sugjerojmë

‘Putin kishte frikë të vinte në Turqi!’/ Zelensky: Paqja në Europë varët nga Ukraina
Bota

Samiti për Ukrainën në Paris/ Pjesmarrës 30 shteteve, mes tyre edhe Edi Rama

4 Shtator, 2025 11:48 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Veliaj mesazh nxënësve me fillimin e vitit të ri shkollor: Ju dua shumë, lali Eri

4 Shtator, 2025 11:42 am
Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it te avionët?
Bota

Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it te avionët?

4 Shtator, 2025 11:26 am
Selami Jenisheri mbështet PD në Kolegjin Zgjedhor: Duhet t’i dalim për zot popullit
Politikë

Selami Jenisheri mbështet PD në Kolegjin Zgjedhor: Duhet t’i dalim për zot popullit

4 Shtator, 2025 11:20 am
Kodin e ri Penal, Manja: Do të miratohet kur të marrë vulën në Bruksel
Aktualitet

Kodin e ri Penal, Manja: Do të miratohet kur të marrë vulën në Bruksel

4 Shtator, 2025 11:02 am
“Sekreti i pavdekshmërisë”, biseda e Putin dhe Xi për transplant organesh
Bota

“Sekreti i pavdekshmërisë”, biseda e Putin dhe Xi për transplant organesh

4 Shtator, 2025 10:55 am
Has/ Shpërthim në një banesë, plagoset pronarja e shtëpisë
Kronikë

Has/ Shpërthim në një banesë, plagoset pronarja e shtëpisë

4 Shtator, 2025 10:27 am
Gjermania po kthen gjithnjë e më shumë emigrantë
Bota

Gjermania po kthen gjithnjë e më shumë emigrantë

4 Shtator, 2025 10:15 am
SHBA: Evropa të ndalojë blerjen e naftës ruse
Bota

SHBA: Evropa të ndalojë blerjen e naftës ruse

4 Shtator, 2025 9:44 am
I dënuar në Itali për trafik droge, 52-vjeçari arrestohet në Peqin
Kronikë

I dënuar në Itali për trafik droge, 52-vjeçari arrestohet në Peqin

4 Shtator, 2025 9:33 am
Para
Video/ Noizy tregon si është bërë “dru në hashash” e ëma e vet

Video/ Noizy tregon si është bërë “dru në hashash” e ëma e vet

Video/ Noizy i ftuar te Ermali “tallet” me Ledion Liçon dhe Top Channel

Video/ Noizy i ftuar te Ermali "tallet" me Ledion Liçon dhe Top Channel

Telefonata historike! Trump diskuton për 50 minuta me Putin

Telefonata historike! Trump diskuton për 50 minuta me Putin

TE FUNDIT

Samiti për Ukrainën në Paris/ Pjesmarrës 30 shteteve, mes tyre edhe Edi Rama

‘Putin kishte frikë të vinte në Turqi!’/ Zelensky: Paqja në Europë varët nga Ukraina
4 Shtator, 2025

Ka nisur në pallatin Elize në Paris takimi i "Koalicionit të të Vullnetshmëve" për Ukrainën, i kryesuar nga presidenti francez Emmanuel...

Lexo më shumë

Veliaj mesazh nxënësve me fillimin e vitit të ri shkollor: Ju dua shumë, lali Eri

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
4 Shtator, 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar nga burgu nxnësit për vitin e ri shkollor. Në një postim...

Lexo më shumë

Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it te avionët?

Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it te avionët?
4 Shtator, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po fluturonte drejt Bullgarisë kur sistemi GPS i avionit të saj u ndërpre nga...

Lexo më shumë

Selami Jenisheri mbështet PD në Kolegjin Zgjedhor: Duhet t’i dalim për zot popullit

Selami Jenisheri mbështet PD në Kolegjin Zgjedhor: Duhet t’i dalim për zot popullit
4 Shtator, 2025

Kolegji Zgjedhor pritet të thotë 'fjalën e fundit' për betejën ligjore për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në orën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com