Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Triumfi i lëvizjes antibërthamore në Gjermani

2023/04/22 at 10:14 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Triumfi i lëvizjes antibërthamore në Gjermani

Braktisja e energjisë bërthamore nga shteti më i fuqishëm industrial i Evropës, Gjermania, është hap domethënës. Kritikët e quajnë hap ideologjik, por Evropa ecën drejt energjive të ripërtëritshme, shkruan Auron Dodi.


Historia thuajse 63 vjeçare e energjisë bërthamore në Gjermani përfundoi të shtunën e kaluar. Më 15.04.2023  u nxorrën nga rrjeti dhe u mbyllën edhe tre centralet e fundit bërthamore: në orën 22:37 centrali Emsland në Saksoninë e Poshtme, në lindje të Gjermanisë; në orën 23:52 centrali Isar 2 në Bavari, në jug dhe së fundi, në orën 23:59 centrali Neckarëestheim në Baden-Vyrttemberg, në jugperëndim.

Kështu mori fund edhe zgjatja katër mujore për këto centrale, e vendosur vjet pas shpërthimit të luftës kundër Ukrainës, për të plotësuar ndonjë boshllëk energjetik në dimër. Tre centralet e fundit bërthamore siguronin rreth 6% të nevojës gjermane për energji.

Kritikë të braktisjes thanë se kemi të bëjmë me një akt ideologjik, që lidhet me frikën nga një aksident bërthamor dhe nga mbeturinat bërthamore. Por në rastin e Gjermanisë, centralet bërthamore të së cilës plotësonin standardet më të larta botërore të sigurisë, sipas tyre ky është keqinformim.

Megjithëkëtë, me përjashtim të deklaratave sporadike në media të ndonjë politikani e eksperti, se është pa vend mbyllja e centraleve bërthamore pikërisht në këtë kohë kur mirëpritet çdo burim energjetik, protestat thuajse munguan. Nga ana tjetër, kundërshtarët e energjisë atomike në Gjermani e brohoritën fitoren e braktisjes së energjisë bërthamore.

Qëndrimi ndaj energjisë atomike ndryshoi disa herë në dekada

Braktisja e energjisë bërthamore në Gjermani u bë në një kohë kur opinioni publik në Gjermani e mbështet përdorimin e saj. Në gusht 2022, pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, 67 % e gjermanëve u shprehën që centralet bërthamore të mbahen edhe pesë vjet të tjerë. 41 përqind madje kërkuan në sondazhin e revistës Spiegel ndërtimin e centraleve të reja.

Por debati pro dhe kundër energjisë bërthamore ka gjysëm shekulli që e ndan shoqërinë gjermane. Jo vetëm opinioni, por edhe politikanët drejtues, veçanërisht CDU/CSU dhe FDP kanë kundërshtuar disa herë qëndrimet vetjake të mëparshme për këtë temë.

Mbylljen e centraleve të fundit bërthamore në vitin 2022 e pati vendosur së fundi kancelarja Angela Merkel. Në vitet 2010-2011 Merkeli bëri dy kthesa të kundërta në këtë drejtim. Sidomos pas një fushate të koncerneve industriale e energjetike gjermane, ajo anuloi vendimin e vitit 2002 të qeverisë socialdemokrate të Gerhard Schröderit për braktisjen e energjisë bërthamore. U vendos që centralet bërthamore të mbahen në punë deri në vitin 2036.  Por vetëm pak muaj më vonë, shoku i shkaktuar nga aksidenti bërthamor në Fukushima të Japonisë, solli kthesën tjetër. U vendos që centralet bërthamore të mbyllen jo më larg se viti 2022.

Arsyeja për vendimin e Merkelit nuk ishte vetëm siguria e centraleve. Ishte fryma e përgjithshme në Gjermani në atë kohë e drejtuar kundër energjisë atomike. Sa për ilustrim: 30 vjet më parë energjinë bërthamore në Gjermani e mbështesnin vetëm 3 % e popullatës. Në vitin 2010 situata ishte e ngjashme.

Triumf i lëvizjes antibërthamore në Gjermani

Braktisja e energjisë bërthamore në Gjermani është padyshim një triumf i lëvizjes antibërthamore. Militantët më të zëshëm të kësaj lëvizjeje sot janë të moshuar. Por një pjesë e tyre e bartin mendësinë në establishmentin politik, pjesë e të cilit janë bërë.

Burimin për suksesin e kësaj lëvizjeje ndaj lobit të fuqishëm industrial në Gjermani disa ekspertë e shohin jo së fundi te sistemi i decentralizuar, konsensual politik Gjermanisë.

Faktor tjetër që e ndihmoi këtë lëvizje është ndërrimi i brezave. Në protestat kundër energjisë bërthamore, nisur në vitet 1970, u formuan politikanët e gjelbër dhe shumë politikanë socialdemokratë, që erdhën në krye të Gjermanisë në vitet 2000. Në protestat antiatomike të viteve 1980 i ka pjesërisht fillimet dhe partia  Aleanca 90/Të Gjelbrit, sot në pushtet në Gjermani. Megjithëse tani opinioni e mbështet energjinë bërthamore, ministri i Gjelbër i Ekonomisë, Robert Habeck kujtoi se “epoka e energjisë bërthamore ka mbaruar”. Në qeveri nuk e kundërshtuan më, edhe për të shmangur një krizë të rëndë qeveritare.

Gjermania – e veçuar nga tendenca në BE në mbështetje të energjisë bërthamore?

Megjithë përshtypjen që krijohet nga lajmet e fundit mediatike, në BE nuk mund të flitet për një tendencë në mbështetje të energjisë bërthamore. Pasi nga 27 shtetet e BE, 13 prodhojnë energji bërthamore, 14 nuk prodhojnë.

Në kampin kundër energjisë bërthamore është Gjermania me shumë mbështetës, sidomos me Austrinë dhe Spanjën; në kampin pro energjisë bërthamore është kryesisht Franca dhe vende evropianolindore.

Mbështetje më të madhe energjia bërthamore ka në Kinë, në Indi e vende në zhvillim. Pjesa më e madhe e reaktorëve bërthamorë që ndërtohen në botë sot janë të prodhimit kinez dhe rus. Nga vendosmëria e këtyre shteteve për ta zhvilluar energjinë bërthamore për qëllime civile do të varet edhe e ardhmja e kësaj energjie në botë.

Në Evropë, tendenca ecën drejt braktisjes së energjisë bërthamore, konstatojnë ekspertë të njohur. Kjo megjithë përurimin e centraleve të reja bërthamore, si ai në Finlandë këtë muaj. Në tre dekadat e fundit në Evropë janë ndërtuar pak centrale bërthamore, për të siguruar të ardhmen e energjisë bërthamore.

Gjithashtu, ndërtimi dhe mbajtja e centraleve bërthamore është shumë e kushtueshme. Ndërsa kostoja e energjisë diellore ka rënë me 90%, kurse kostoja e energjisë së erës me 70%. Centralet bërthamore nuk konkurojnë dot me këtë.

Vendim për zhvillim të vrullshëm të energjive të ripërtëritshme

Shkëputja nga energjitë fosile në Gjermani do të jetë graduale. Si burim energjetik tranzitor, Gjermania i përmbahet gazit. Pas ndërprerjes së furnizimit të Gjermanisë me gaz rus, Gjermania ka ndërtuar 2 terminale për gaz të lëngshëm LNG. Në plan janë që të ndërtohen 12 terminale të tilla, për të furnizuar me gaz edhe shtete të tjera të varura më parë nga gazi rus, si p.sh. Austria, Çekia e Sllovakia.

Viti 2030 është përcaktuar në planet e qeverisë gjermane si vit i rëndësishëm për kthesën energjetike. Deri në këtë vit Gjermania ka vendosur të shkëputet nga qymyri si burim energjetik. Ky është vendimi i qeverisë. Nga termocentralet me qymyr vitin e kaluar (2022) u sigurua 32,3 % e energjisë elektrike.

Por më shumë, 44% e energjisë, u sigurua nga burime të ripërtëritshme. Deri në vitin 2030 pjesa e energjive të ripërtëritshme është vendosur të rritet në 80%. Për këtë, deri në vitin 2029 duhet të instalohen 6 (5,8) turbina ere në ditë. Një synim ambicioz, por që qeveria është e vendosur ta arrijë.

Ndërkohë, teknikët në Gjermani kanë shumë punë përpara edhe për të çmontuar centralet e mbyllura bërthamore. Veç 3 centraleve që u mbyllën së fundi janë edhe 30 të tilla që duhen çmontuar përfundimisht. Së bashku me strehimin e mbeturinave bërthamore kjo pritet të zgjasë deri 15 vjet. /DW



Ju sugjerojmë

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?
Bota

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

10 Maj, 2025 7:43 pm
Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës
Aktualitet

Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës

10 Maj, 2025 7:14 pm
Financimi i partive politike,Celibashi:Përmes sistemit, KQZ do bëjë të mundur verifikimet
Kryesore

Shqipëria voton, Celibashi mesazh qytetarëve, partive politike dhe komisionerëve

10 Maj, 2025 6:47 pm
Para
Zbulohet sera e kanabisit në Shkodër

Zbulohet sera e kanabisit në Shkodër

Pas operacionit, Rama kthehet në fushatë, merr pjesë në takimin elektoral në Kamëz

Pas operacionit, Rama kthehet në fushatë, merr pjesë në takimin elektoral në Kamëz

Rama për kundërshtarët politikë: Duhet të heqim apendicitin e shumë viteve me 2 koka

Rama për kundërshtarët politikë: Duhet të heqim apendicitin e shumë viteve me 2 koka
















TE FUNDIT

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
10 Maj, 2025

Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim dy persona të cilët akuzohen për krime zgjedhore. Përmes një njoftimi, blutë bëjnë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
10 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë mbrëmjen e sotme në postim në rrjetet sociale ku ka denoncuar një...

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
10 Maj, 2025

E ndërsa disa orë na ndajnë nga nisja e procesit të votimit në mbarë vendin për zgjedhjen e qeverisë së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com