Një shtyllë e tensionit të lartë në Kalimash të Kukësit është dëmtuar për shkak të një shpërthimi që dyshohet se është i qëllimshëm. Policia tha se:
“Më 23.09.2018, ora 23:20, në Kalimash, në vendin e quajtur ‘Boka e Kalimashit’, në një shtyllë elektrike të tensionit 10,000 kë, që furnizon me energji elektrike ish-fabrikën e Kromit “IMI”.
Dyshohet se kanë vendosur lëndë eksplozive, për pasojë është dëmtuar shtylla”, bën me dije policia.
Ende nuk ka asnjë person të shoqëruar për këtë ngjarje.