Shkatërrimi me eksploziv i një hoteli në Sarandë ka dëmtuar dhjetëra banesa dhe biznese pranë tij.
Qytetarët në panik ka në treguar se në momentin e shpërthimit kanë menduar se ishte tërmet dhe se pallati i tyre shembej.
“Ç’faj kemi ne! Thamë se ra pallati, thamë se u fundos pallati”, shprehet një prej banoreve.
“Ne thamë se gjëmoi”, shprehet një çift.
“Thamë se ishte tërmet, po shpëtuam”, thotë një banore tjetër.
Dyshohet se arsyeja e shkatërrimit me tritol i hoteli ka ardhur si pasojë e konflikteve që kishin bashkëpronarët.