Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Triologjia teatrale nën lupën e kritikës

2016/12/06 at 8:41 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Triologjia teatrale nën lupën e kritikës

“Kujtesa e Ujit”, “Familja Tot” dhe “Don Kishoti” janë tre veprat e para që këtë sezon u ngjitën në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Meqënëse këto tre shfaqje përbëjnë një të tretën e të gjithë programit të paraparë për sezonin 2016-2017, si artistë, por edhe si publik, është e udhës të reflektojmë për vlerën e shtuar që këto projekte (nuk) kanë sjellë në traditën tonë teatrore.


Shkruan: Albatros Rexhaj

Në një vlerësim tejet personal, konsideroj se “Kujtesa e ujit” ishte vepra më e arrirë, sidomos në aspektin teknik, “Don Kishoti” vepra me më së shumti entuziazëm brenda vetes, ndërkaq “Familja Tot” ishte vepra me produksionin më të suksesshëm. Të treja shfaqjet u pritën shumë mirë nga publiku, por vëmendja e medias (edhe këtë fillim sezoni) u përqendrua kryesisht brenda kornizave të raportimit teknik si lajm informues, ndërkaq reagimi nga komuniteti artistik, si rëndom, ishte specialiteti ekstra në tavolinat e tavernës “te Noeli” apo gjetiu ku strehohen artistët e teatrit. Me pak fjalë, entuziazmi, si ndjesi e bukur që ngjizet bashkë me krijimet e reja, edhe këtë fillim-sezon u kultivua vetëm nga ana e publikut.

1

Shfaqje, për publikun apo për kritikën!

“Kujtesa e ujit” (regjia nga Rozi Kostani) është realizuar me një saktësi të lartë profesionale dhe, si energji, përçon si ndjenja ligështimi ashtu edhe ndjenja shprese. Megjithatë, për ironi, problemi (nëse mund ta cilësojmë si të tillë) është se pikërisht kjo saktësi përbën edhe detajin që e komplikon veprën nga brenda. Saktësia japoneze e diktuar nga regjisorja Rozi Kostani e ngulfat entuziazmin që duhet ta ketë secila vepër. Me kontrollin mbi çdo detaj të veprës, Rozi sikur synon që vepra e saj medoemos të ketë një efekt sofist. Nuk ka asgjë të keqe në këtë synim, por teatri megjithatë së pari është vetëm shfaqje dhe më pas është padyshim edhe mesazh, që do të thotë se jo çdo vënie në skenë e një vepre të caktuar mund të bëhet përforcues i mesazhit burimor. Gjetja e duhur regjisoriale qëndron në akordimin delikat të raportit mes mesazhit të veprës (si një dimension filozofik dhe intelektual) dhe nevojës themelore për të ndërvepruar me publikun, që jo domosdoshmërisht është i etur për dimensionin sofist të veprës.

Për ta thjeshtëzuar, mësimi që mund të nxjerrim nga ky realizim është se shfaqja bëhet për publikun dhe jo për kritikën apo komunitetin artistik! Ky detaj ka shumë rëndësi, sepse publiku e sheh veprën si ndjesi, si krijim shpirtëror, ndërkaq komuniteti artistik e shikon atë si një diçka teknike. Shfaqja humb kuptimin kur, me synim për të demonstruar përsosmëri teknike (diçka që gjen audiencë vetëm te kritika dhe komuniteti artistik) sakrifikojmë entuziazmin e veprës, që e kërkon dhe e vlerëson publiku. Në letërsi vlen parimi “mos shkruaj për çfarë di, por shkruaj për atë çfarë je dhe çfarë do të dish”. Një parim i ngjashëm vlen edhe për regjinë, sepse një shfaqje nuk është vetëm një konstruksion teknik, por edhe një mbindërtim shpirtëror.

2

Prania e zbehtë e regjisorit       

Për mua, “Don Kishoti” (regjia nga Klajd Ymeri) është vepra me e këndshme në këtë tremujor, por njëherësh ajo është edhe realizimi që ka më tepër probleme. Dhe kjo vërehet që në pllakatin e shfaqjes. Si publik, ne nuk dimë kush e ka bërë dramatizimin e veprës, sepse sakaq edhe laiku më i madh e di se Servantesi ka shkruar romanin “Don Kishoti” dhe jo një vepër dramaturgjike të paraparë për skenë. Teatri Kombëtar nuk do të ishte dashur të lejonte që projekti i Klajd Ymerit të prezantohej si “Don Kishoti nga Servantes”, por do të qe dashur të shënohej “sipas Servantes” apo “me motive nga vepra e Servantes” dhe të sqarohej kush e ka bërë dramatizimin në fjalë. Është e vetëkuptueshme se dramatizimi i një vepre të shkruar përbën një krijim të ri, vepër më vete, prandaj edhe autori i dramatizimit gëzon lirinë që të ndryshojë deri edhe zhanrin e veprës burimore, por publiku duhet ta dijë qartë se kush qëndron prapa këtij procesi. Ky sqarim bëhet edhe më i domosdoshëm, duke marrë parasysh se Klajd Ymeri ka ndryshuar në tërësi zhanrin e veprës (shfaqja është komedi, ndërkaq vepra e Servantesit nuk është e tillë). Në aspektin organizativ, ky lëshim përbën një lapsus pothuajse të pafalshëm për institucionin e Teatrit Kombëtar.

Pos kësaj, një gërmim i vogël në prapaskenën e kësaj shfaqjeje nxjerr në pah probleme të shumta në procesin krijues, kryesisht pamundësinë e regjisorit për t’i dhënë drejtim të qartë veprës, por edhe paqartësitë rreth formulës së përdorur gjatë dramatizimit të veprës. Ndryshe nga Rozi, që ushtron kontroll strikt, Klajdi nuk ka mundur ta përçojë te aktorët, si vizionin ashtu edhe vullnetin e tij. Por çuditërisht, mbi këtë detaj të sikletshëm buthton forca e kësaj shfaqjeje, sepse kështu janë pikërisht aktorët ata që e motivojnë njëri-tjetrin dhe vullnetarisht bëjnë kilometra shtesë, të vendosur që të mos lejojnë dështimin e shfaqjes (mbase edhe duke mbindërtuar konceptin regjisorial). Të gjithë aktorët, theks i veçantë bie te Gert Ferra, djersijnë në skenë, thuajse janë në një pikë kthese, shumë domethënëse për karrierën e tyre, ndërkaq publiku e ndjen këtë energji dhe krijon simpati për të. Konsideroj se ky super angazhim i trupës së aktorëve është faktori meritor për atë se produkti final mbulon pjesën më të madhe të problemeve serioze gjatë provave dhe si përfundim shohim një komedi shumë të lezetshme.

3

 Menaxhimi i faktorit kohë    

“Familja Tot” (regjia nga Andia Xhunga), edhe pse përbën një rast tipik të dramës bashkëkohore të absurdit, është shfaqja me produksionin më të suksesshëm, sidomos për nga aftësia për të intriguar publikun. Problemi kryesor i kësaj shfaqjeje qëndron në atë se shfaqja është pak e gjatë (rreth dy orë e gjysmë) pikërisht si rrjedhojë e pamundësisë së regjisores për ta përmbledhur strukturën dramatike të veprës, në mënyrë që ritmi të bëhej më dinamik. Nga mënyra si është konceptuar hapësira dhe narracioni skenik, krijohet përshtypja se Andia ka vështirësi në të konceptuarit e kohës si një faktor kyç në teatrin bashkëkohor, ndërkaq një këshilltar dramaturgjik me siguri se do të gjente një formulë për ta shkurtuar shfaqjen në mënyrë që ta bëjë më kompakte. Versioni filmik i veprës “Famija Tot”, punuar më 1969 zgjat vetëm 95 minuta, dhe shërben si tregues konkret se shfaqja e Andias ka mundur të shkurtohet, pa e cënuar strukturën dramatike të autorit.

Në parim nuk ka asgjë të keqe që shfaqja të shkojë mbi dy orë, por, në këtë rast, regjisori duhet të aplikojë një formulë tjetër krijuese, që e rrit ritmin e shfaqjes në mënyrë që të relativizojë faktorin kohë.

4

 Praktika e bashkëpunimeve

Të treja këto shfaqje ishin projekte të pavarura, të financuara si projekte të veçanta nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe të mbështetura me infrastrukturë nga Teatri Kombëtar, d.m.th një tip koproduksioni nga ana e institucionit të Teatrit Kombëtar. Mbase kjo është arsyeja përse secila nga këto vepra pati vetëm nga dhjetë shfaqje, d.m.th gjysma e repertorit që është i rezervuar për një vepër që vjen si produksion i vetë Teatrit Kombëtar. Konsideroj se mbyllja e këtyre veprave, brenda kufizimit prej vetëm dhjetë shfaqjes, është një paradoks në vetvete, ndërkaq arsyetimi se këto janë projekte të pavarura është i paqëndrueshëm. Nuk ka ndonjë dallim mes një vepre që vjen si prodhim i Teatrit Kombëtar dhe një vepre që vjen si prodhim i një bashkëpunimi të Teatrit Kombëtar me një produksion të pavarur. Për më tepër, supozohet se, si te prodhimet e veta ashtu edhe të bashkëpunimet, Teatri Kombëtar aplikon standarde të njëjta të cilësisë, prandaj, në çastin kur një shfaqje futet në repertorin e rregullt të Teatrit Kombëtar, duhet t’i nënshtrohet sfidës së njëjtë të pritshmërive të publikut.

Nëse Teatri Kombëtar, si institucion, nuk ndjehet komod me idenë e bashkëpunimeve atëherë duhet që ta refuzojë tërësisht këtë praktikë (edhe pse një gjë e tillë aplikohet edhe nga teatrot më prestigjioze) ose duhet që këto vepra t’i trajtojë si të barabarta me veprat tjera. Kjo duhet bërë për hir të publikut, sepse publiku vlerëson Teatrin, si institucion, dhe nuk merret me detaje nëse veprat në fjalë janë prodhime të teatrit apo bashkëpunime.

Konkluzione

Teatri Kombëtar duhet të reflektojë mbi përparësitë dhe të metat e tre shfaqjeve të para. Në shfaqjet e ardhshme duhet synuar harmonia mes saktësisë dhe disiplinës profesionale të regjisë (Kujtesa e ujit), entuziazmit dinamik të aktorëve (Don Kishoti), produksionit të suksesshëm (Familja Tot), por edhe duke i kushtuar rëndësi të madhe menaxhimit të faktorit kohë. Kjo e fundit është shumë me rëndësi për shkak se, bashkë me njerëzimin, ka evoluar edhe teatri. Në ditët e sotme nuk vlejnë më formulat nga e shkuara (sidomos nga tradita e teatrove tona popullore) kur një shfaqje mund të zgjaste me orë të tëra. Në vend që të shikojmë prapa në kohë, teatrot tona duhet të adaptojnë modelet që aktualisht përdoren në teatro të suksesshme në botë, që gjithnjë e më shumë eksperimentojnë me forma të ndryshme të menaxhimit të faktorit kohë, gjithnjë në funksion të idesë se teatri duhet të jetë një konkurrent i denjë i zhvillimeve dhe risive dinamike.  Dhe e gjithë kjo duhet të bëhet për hir të publikut!

Publiku në Tiranë ka një kureshtje të mahnitshme dhe një dashamirësi ndaj çdo gjëje të re që prezantohet në Teatrin Kombëtar. Këtë kureshtje dhe dashamirësi të publikut nuk duhet të ëndërrojmë ta marrim për të mirëqenë, për më tepër do të duhej që vetë komuniteti artistik t’i printe këtij entuziazmi. Fatkeqësisht, komuniteti teatror nuk ka qëndrim pozitiv dhe entuziazëm ndaj krijimeve të reja, por anëtarët e komunitetit teatror sikur ndjehen komodë të vishen me petka kritikësh antikë dhe për secilën shfaqje të flasin me terminologji kozmike.

Nuk jam nga ata që mendon se çdo shfaqje është e mrekullueshme, por po ashtu shfaqjeve në Teatrin Kombëtar nuk mund t’i qasem thuajse ato janë shfaqje amatore, me synimin për të denigruar çdo gjë, aq më tepër për faktin se një vepër duhet të shihet si tërësi dhe jo vetëm në disa detaje. Po ashtu, regjisorët dhe trupa e aktorëve duhet të çlirohen nga dëshira për të kënaqur të gjithë, meqënëse shijet janë shumë subjektive dhe gjithnjë do të ketë njerëz që do ta pëlqejnë apo nuk do ta pëlqejnë shfaqjen.

Sot, edhe në rastin e gazetave më të fuqishme, një shkrim apo një mendim i dikujt (kushdo qoftë), si pozitiv ashtu edhe tepër kritik, nuk mund as ta ngrejë në qiell e as ta fundosë një projekt. Publiku i sotëm ka imunitet ndaj ndikimeve të jashtme (mediat flasin njëlloj për secilën shfaqje), prandaj synon të krijojë mendimin e vet dhe, më shumë se nga mediat, bazohet në mendimin dhe përshtypjen e dikujt që tashmë e ka parë shfaqjen. Për  mua, pikërisht në këtë detaj qëndron edhe besnikëria e palëkundur e publikut tonë.

(Autori është shkrimtar dhe dramaturg. Ky reflektim është krejtësisht personal)

3241



Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Marrëveshja-Trump paralajmëron Boeing, do anulojë blerjen e avionëve

Marrëveshja-Trump paralajmëron Boeing, do anulojë blerjen e avionëve

Video-STOP/ Drejtësia, që të vret për herë të dytë…

Video-STOP/ Drejtësia, që të vret për herë të dytë…

3 ditë pa bukë për të ‘ristartuar’ trupin

3 ditë pa bukë për të ‘ristartuar’ trupin
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com