Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trilleri i Kamzës/ Nusja i helmoi nënën, ja çfarë shkruan djali në rrjetet sociale. Krimin e fshehu dhe i ati!

2018/03/14 at 10:26 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Trilleri i Kamzës/ Nusja i helmoi nënën, ja çfarë shkruan djali në rrjetet sociale. Krimin e fshehu dhe i ati!

Një triller i vertetë, historia e Kamzës. Rreth një vit më parë një 48 vjecare u raportua e vdekur për shkaqe natyrale, por hetimet kanë çuar në zbardhjen e ngjarjes: Vrasje dhe fshehje krimi. Autorja 21 vjece është vënë në pranga, por bashkë me të edhe ish-vjehrri dhe hoxha i fshatit. Këta dy të fundit akuzohen për moskallëzim krimi. Lirije Lami, 48 vjeçe vdiq më 30 Prill 2017. Nusja i kishte hedhur helm në ushqim.

“Krimet e Rënda dhe Policia e Shtetit finalizuan operacionin “Heshtja e Zgjatur” si rezultat u arrestua dhe la në arrest me burg Marjana Cmeta, 21 vjeç, banuese në Tiranë për veprën penale: Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare”, bëri të ditur policia në një njoftim për mediat.

Po kështu në arrest me burg është lënë edhe Agim Lami, 50 vjeç për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Agim Lami është bashkëshorti i viktimës. Ai dyshohet se është vënë në dijeni për vrasjen e gruas nga ish-nusja e djalit, por nuk ka denoncuar në polici.

Në pranga ka përfunduar edhe imami, Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë. “Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale moskallëzim krimi”, thuhet në njoftim.

Po kaq edhe personi i katër, Arben Saliu , 41 vjeç është lënë në “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“. Ky i fundit është kushëriri i Agim Lamit.

Familja Lami banon në zonën e Ish -Frutikulturës, Kamëz. Nga hetimet ka rezultuar se autorja e krimit është shtetasja Marjana Cmeta, në atë kohë bashkëshortja e djalit të Lirije Lamit. Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës (nuse-vjehrrë).

Prej një viti, djali i viktimës dhe ish-bashkëshorti i të resë që kreu krimin e rëndë, Olti Lami postonte vazhdimisht statuse të ndjera për nënën në rrjetet sociale.

Një status që ngre dyshime është ky: “E verteta rrugën e ka të gjatë, por vjen! Të dua nënë”.

Dyshimi i qenësishëm është se Olti mund të ketë patur dyshime se nëna e tij nuk vdiq nga infarkti ashtu siç u raportua në fillim, pasi statuset e tij mbi “të verteten” janë shkruar disa muaj para se të finalizohej operacioni i policisë. Të vertetat e tij mund të kenë ndihmuar policinë në zbardhjen e ngjarjes.

/Opinion.al

Etiketa: lirije lamimarjana Cmetaolti lami

Ju sugjerojmë

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Kryesore

Rama mbledh këtë të premte edhe Grupin Parlamentar të PS

14 Janar, 2026 9:56 pm
Të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit
Aktualitet

Të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit

14 Janar, 2026 8:37 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Aktualitet

SHBA pezullon shqyrtimin e vizave të emigrimit, në listë edhe Shqipëria

14 Janar, 2026 7:04 pm
Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve, vendos orën e protestës së 24 janarit
Kryesore

Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve, vendos orën e protestës së 24 janarit

14 Janar, 2026 5:30 pm
Kush financoi “11 dhjetorin”? Berisha: Hetimi i Kuvendit ka qëllime politike
Kryesore

Kush financoi “11 dhjetorin”? Berisha: Hetimi i Kuvendit ka qëllime politike

14 Janar, 2026 3:23 pm
Rama: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para
Kryesore

Rama: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

14 Janar, 2026 1:26 pm
Arratisja e Altin Ndocit, arrestohen 8 persona
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohen 8 persona

14 Janar, 2026 10:13 am
Përmbytjet, si paraqitet situata në Durrës
Aktualitet

Përmbytjet, si paraqitet situata në Durrës

14 Janar, 2026 9:27 am
Përmbytjet në Shkodër/ 760 hektarë të përmbytura, bie niveli i ujit në Obot
Aktualitet

Përmbytjet në Shkodër/ 760 hektarë të përmbytura, bie niveli i ujit në Obot

14 Janar, 2026 9:10 am
Protestat në Iran/ Grupet e të drejtave të njeriut: Të paktën 2,571 të vdekur
Bota

Protestat në Iran/ Grupet e të drejtave të njeriut: Të paktën 2,571 të vdekur

14 Janar, 2026 9:07 am
Para
Ishte një prej fizikantëve më të arrirë por Hawking kurrë nuk arriti të kuptonte gratë

Ishte një prej fizikantëve më të arrirë por Hawking kurrë nuk arriti të kuptonte gratë

Këto janë femrat e hekurta të zodiakut, asnjë mashkull nuk i kontrollon dot

Këto janë femrat e hekurta të zodiakut, asnjë mashkull nuk i kontrollon dot

Pompeo, si pritet të ndryshojë politika e jashtme e SHBA-ve

Pompeo, si pritet të ndryshojë politika e jashtme e SHBA-ve

TE FUNDIT

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë
14 Janar, 2026

Zëvëndëskryetari i Këshillit rus të Sigurisë, Dimitry Medvedev duke provokuar europianët tha se ata nuk do të jenë në gjendje...

Lexo më shumë

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë
14 Janar, 2026

Shtëpia e Bardhë ka “provokuar” sërish shtetasit groenlandezë, teksa ka publikuar një skicë me AI, ku ndodhen dy slita me...

Lexo më shumë

Rama mbledh këtë të premte edhe Grupin Parlamentar të PS

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
14 Janar, 2026

Pas qeverisë, Rama mbledh këtë të premte edhe Grupin Parlamentar të PS.  Punimet nisin me fjalën e kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi...

Lexo më shumë

Trump: Vrasjet në Iran po ndalen, nuk ka plane për ekzekutime

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
14 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë se vrasjet në Iran po ndalen dhe se nuk ka plane për ekzekutime,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com