Kryekomisioneri Ilrijan Celibashi i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike, lidhur me pretendimet se në Peqin, ishte aplikuar “treni bullgar”, e njohur si teknikë manipulimi për votat.
Në shkresën zyrtare, kryekomisioneri thotë se nuk është evidentuar asnjë rast ku fletë votimi të papërdorura të jenë administruar jashtë kutive të materialeve zgjedhore.
Më 22 maj, PD deklaroi publikisht se në lokalin e kryeplakut te fshatit Pekisht, në Peqin janë gjetur fletë votimi të papërdorura dhe që ishin përdorur për manipulimin e votave nga Partia Socialiste.
Klan News