Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trëndafili i zi, shpirti latin i Tiranës

2017/02/01 at 10:01 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Trëndafili i zi, shpirti latin i Tiranës

Nga Albatros Rexhaj


Në dhjetorin e vitit të kaluar, në listën e vlerave të veçanta të trashëgimisë kulturore të botës, UNESCO futi edhe kërcimet latine Rumba dhe Merenge, me arsyetimin se këto kërcime mishërojnë pasqyrimin e gjallë të trashëgimisë dhe traditës së të parëve (konkuistadorë, indios, mestizos, afrikanë e çdo produkt tjetër të këtij evolucioni kaq “caliente” saç rezulton sot të jetë Amerika Latine dhe Karaibet hispanike dhe jo vetëm), ndërkaq pritshmëritë janë që edhe kërcimet e tjera latine shpejt do të bëhen pjesë e kësaj liste. Sipas UNESCO-s, Rumba kubaneze, e krijuar nga skllevërit afrikanë të Amerikës latine, ndjell “hir, sensualitet dhe gëzim”, ndërkaq Merenge dominikane u kthye në një simbol të luftës kundër diktaturës dhe shtypjes.

alb5

UNESCO ka shumë të drejtë që i është përveshur punës për të njohur dhe konfirmuar vlerat unike të familjes së madhe të kërcimeve latine, pasi që këto kërcime (Salsa, Rumba, Merenge, Cha Cha, Samba, Zuk dhe të tjera) përbëjnë ngjizjen më unike të vlerave më të mira të tre civilizimeve shumë të veçanta të botës. Kultura afrikane, evropiane dhe ajo e popullit vendas të Amerikës latine vjen e ndërthurur në secilin prej këtyre kërcimeve, me mesazh dhe qëllim të qartë: dashurinë ndaj jetës dhe lirisë.

Kërcimet latine ndjellin nevojën themelore njerëzore për gëzim, për dashuri dhe mbi të gjitha nevojën për ta çliruar shpirtin në mënyrë krejt ngazëllyese. Dhe pikërisht këto vlera shumë të veçanta të kulturës së kërcimeve latine, janë edhe arsyeja përse shkolla më e madhe e kërcimit në Shqipëri quhet “Love & Dance”, ngase kërcimi pa ndjenjën e dashurisë është diçka e zbrazur nga çfarëdo domethënie – kërcimi nuk është akrobaci marciale e as kung fu, siç ndonjëherë na rastis të shohim. Kërcimi latin, në cilindo lloj apo stil, së pari është një emocion i pastër, ose “pura emoción y ritmo”, duke mos harruar këtu edhe ritmin që gjallon ngaherë në gjakun dhe venat e latino-amerikanëve, pastaj është teknikë, ndërkaq ky qëndrim, më saktë filozofi jete, tani edhe botërisht e njohur si vlerë universale e të gjithë njerëzimit, synohet të kultivohet në klubin “La Rosa Negra”, kryeqendrën e kërcimit në metropolin tonë.

alb2

I themeluar me 24 shtator 2015 dhe i vendosur në pjesën më elite të Tiranës, brenda një periudhe jo shumë të gjatë, “La Rosa Negra” ia doli të mblidhte adhuruesit e muzikës dhe kërcimit latin, ndërkohë që sot përbën pothuajse destinacionin e vetëm ku gravitojnë të gjithë salserët dhe bachaterët shqiptarë, individualistë si dhe studentë nga të gjitha shkollat e kërcimit në Tiranë, por edhe nga larg. Ky është vendi ku, përveçse kërcehet për qejf, edhe mësohet kërcimi, dhe ku ata që nuk kanë asnjë ide paraprake për hapa bazë apo për ritëm (si puna ime) ia dalin që ta tejkalojnë veten. “La Rosa Negra” po ashtu është vendi ku mund të shohësh dhe të kërcesh me kërcimtarë autentikë nga Amerika Latine, sigurisht pjesë e komunitetit të të huajve që jetojnë në Tiranë, por edhe vendi, “el lugar” ku zonja e parë e qytetit të Tiranës, si e barabartë me të gjithë vdekatarët e  tjerë, eksploron pasionin e saj për kërcime latine. Dhe ajo vërtet kërcen bukur!

Vetëm kur je në mes të vorbullës së dashurisë, që natyrshëm krijohet pas mesit të natës, mund ta kuptosh pse klubi quhet pikërisht “La Rosa Negra”? “Trëndafil”, meqënëse çdo gjë e bukur dhe që ka të bëjë me dashurinë identifikohet me trëndafilin, si dhe e “i zi”, si metaforë artistike për Afrikën, ku pasioni për dashurinë dhe jetën ka lindur dhe është zhvilluar si përgjigje ndaj dhunës dhe shtypjes. Dhe, kur e mendon pak më thellë, lehtë mund të vish në përfundimin se ky emër është edhe një metaforë fikse për aventurën e të bukurës në Shqipëri, ku, edhe më tutje, çdo gjë që ka të bëjë me pasion dhe ndjenjë të pastër, duhet të kalojë nëpër një cikël absurd vuajtjesh dhe sfidash.

alb3

Në këto shumë javë që nga afër kam ndjekur organikën e shpirtit latin të Tiranës, kam identifikuar shumë çuna dhe goca, nga grupe të ndryshme të kërcimit në Tiranë, por edhe individualistë të talentuar deri në çmenduri artistike, këtë “locura”, çartje pasionante për kërcimet latine të të cilëve kam ndërmend t’a eksploroj në shkrimet e mia të radhës. Kam parë shumë dashuri, mirësi e respekt për njëri-tjetrin, kujdes ndaj gjinisë tjetër si dhe dashuri për jetën. Por kam parë edhe gjëra të vogla që e di se adhuruesit e muzikës dhe kërcimit latin do të donin të ishin më ndryshe, sidomos zgjerimi i pistës së kërcimit. Në një klub kubanez, theksi bie te kërcimi dhe pastaj te gjërat e tjera, sepse pastërtia në karakter dhe identitet është gjëja kryesore identifikuese. Druaj se nëse menaxhmenti i “La Rosa Negra” nuk i kushton rëndësi këtij detaji, edhe ky klub mund të ecë rrugës së shumë klubeve të tjera, duke u kthyer në një entitet tërësisht komercial, të zhveshur nga ngrohtësia që ka aktualisht. Dhe nuk kam nevojë ta them se pa ngrohtësi, pa dashuri, pa pastërti në karakter dhe identitet, nuk mund të ketë as shpirt të vërtetë latin, ndërkaq metropoli ynë, plot dafrunga, dalldi shterpe e eglendisje tallavaje, vërtet ka nevojë për pak dashuri latine.

(ky reflektim është krejtësisht personal)

 



Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Foto-Lajm/ Ilir Meta, harron problemet me PS, relaksohet me macen e tij

Foto-Lajm/ Ilir Meta, harron problemet me PS, relaksohet me macen e tij

Video-Opinion/ Nesho: Trump do mbajë premtimet e tij elektorale

Video-Opinion/ Nesho: Trump do mbajë premtimet e tij elektorale

‘Pro’ apo ‘Kundër’ urdhërit të Trump për të ndaluar refugjatët? Ja si përgjigjen të ftuarit në Opinion

'Pro' apo 'Kundër' urdhërit të Trump për të ndaluar refugjatët? Ja si përgjigjen të ftuarit në Opinion
















TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com