Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Tregu i punës ka nevojë për arsimin profesional”, Balluku të rinjve: Nesër mund të bëheni inxhinierë  

2024/03/27 at 4:33 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Tregu i punës ka nevojë për arsimin profesional”, Balluku të rinjve: Nesër mund të bëheni inxhinierë  

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional theksoi se tregu i punës ka nevojë për arsimin profesional. 


Balluku theksoi se dikur arsimi profesional ka qenë i paragjykuar, por sot me mundësitë e punësimit që ofron gjërat kanë ndryshuar. Ajo shtoi e një i ri që ndjek arsimin profesional për elektricistë, nesër mund të bëhet inxhinierë, apo të vijojë studimet për elektronikë. 

Zv.kryeministrja bëri me dije dhe shifrat e investuara nga qeveria për përmirësimin e infrastrukturës së arsimit profesional. 

“Këtu sot jemi për të folur për arsimin profesional, i cili është një nga instrumentet më të rëndësishëm për të qenë të suksesshëm në të gjithë ato sektorë të cilat unë përmenda. Në të gjithë ato sektorë të cilët janë si një thithëse në këto momente e të gjithë burimeve njerëzore. Por nga ana tjetër duhen burime njerëzore të kualifikuara. Nuk ka kohë industria turistike sot të presë për të marrë një të ri i cili del nga gjimnazi i përgjithshëm, pa asnjë informacion mbi turizmin dhe ta integrojë brenda strukturave të tij. Do ishte shumë më lehtë për këtë hotelier që të merrte nxënës që dalin nga shkolla profesionale e hoteleri-turizmit për ta integruar menjëherë pasi zhvillimi ekonomik i vendit tonë është shumë i shpejtë. 

Ndaj duke mos përsëritur Oltën në çfarë tha dhe duke mos dashur të përsëris atë që është thënë dje, por dua vetëm të kujtoj që padyshim ne kemi bërë një punë të mirë përsa i përket arsimit profesional. Nga viti 2015, ku ishin dedikuar në Buxhetin e Shtetit 12.2 milionë, sot kemi arritur ti dedikojmë në buxhetin e vitit 2024, 33 milionë. A duhet bërë më shumë? Patjetër! 

Diçka që na karakterizon, diçka që karakterizon Kryeministrin Rama dhe kabinetin e tij është që ne nuk vetëkënaqemi kurrë. Ne mendojmë që kemi bërë punë të mira, por nuk kemi bërë sa duhet dhe duhet të bëjmë shumë më shumë. Ndaj dhe kemi këtë fokus në arsimin profesional dhe në akomodimin që duhet të kenë nxënësit e arsimit profesional. Unë drejtoj, si drejtuese politike, një qark të largët. Dibër. Një nga qarqet me territorin më të shtrirë dhe më të komplikuar, por që ka një traditë të jashtëzakonshme përsa i përket arsimit profesional. Ka një shkollë profesionale në qendër të Peshkopisë, e cila ka qenë gjithmonë e populluar, por ajo çka i mungon është një konvikt. Një konvikt i cili dikur ka qenë funksional, por sot nuk është në gjendje që të akomodojë nxënës të cilët duhet të kalojnë aty katër vite të jetës së tyre, larg familjes në një moshë të mitur. 

Dhe e njëjta gjë ndodh dhe në Cërrik. Kam vizituar me Oltën edhe me Ministren Denaj para pak kohësh shkollën profesionale të Cërrikut, që ju bëj thirrje ta vizitoni të gjithë, pasi është një shkollë model në tërësinë e saj, përsa i përket laboratorëve, përsa i përket stafit akademik atje. Por, padyshim konvikti linte shumë për të dëshiruar. Për të mos thënë që nuk do ta klasifikoja të banueshëm. 

Fakti që ne sot kemi nisur një proces të gjerë për të identifikuar të gjithë infrastrukturën e arsimit profesional, për të identifikuar të gjithë laboratorët, konviktet dhe gjithçka tjetër duhet të jetë në shërbim të studentëve sepse ne mund të predikojmë gjithë ditën dhe të themi që tregu ka punë, që ju duhet të lini arsimin e përgjithshëm dhe të vinin në arsimin profesional, por nëse infrastruktura nuk është e duhur, nëse shkolla, klasat, laboratorët, konviktet nuk janë ato që duhet të jenë për fëmijët, atëherë si do zgjedhin këta fëmijë që të shkojnë atje. 

Arsimi profesional ka qenë gjithmonë i paragjykuar. Mua më kujtohet koha ime kur unë isha nxënëse tek “Qemal Stafa” dhe ne kishim afër Politeknikun dhe gjithmonë kishte një diferencë edhe në perceptim midis nxënësve të Politeknikut dhe atyre të “Qemal Stafës”, që ishin praktikisht në një lagje, por me kalimin e kohës, kur ata më pas shkonin dhe dilnin shkëlqyer në Universitet duke u bërë inxhinierët e radhës, gjithçka ndryshonte. Kështu është dhe sot me arsimin profesional. Ne flasim, duam që ti tërheqim nxënësit, por ata mendojnë që është më mirë që të shkojnë në një gjimnaz të përgjithshëm, pasi do kenë mundësi që të bëhen juristë apo ekonomistë. Por sot ka ardhur koha që vetë ju, të rinjtë dhe të rejat, të keni mundësi dhe të analizoni tregun. Ku mund të kontribuoni më shumë dhe në qoftë se ju shkoni në një shkollë profesionale për elektriçistë, ju nesër keni mundësinë për t’u bërë inxhinier, për të ndjekur elektronikën, për të ndjekur mekanikën dhe për të ndjekur edhe sot shkencat e avancuara siç është teknologjia e informacionit”,-tha Balluku. 



Ju sugjerojmë

Të shtëna me armë në zemër të Nju Jorkut, 4 viktima mes tyre një oficer policie
Aktualitet

Të shtëna me armë në zemër të Nju Jorkut, 4 viktima mes tyre një oficer policie

29 Korrik, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot, 29 korrik 2025

29 Korrik, 2025 8:33 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 29 korrik 2025

29 Korrik, 2025 8:12 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Rusia aktivizon bllokimin total të eksportit të hidrokarbureve

28 Korrik, 2025 10:58 pm
Sherri në zonën e “Ali Demit”, arrestohet i riu/Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin
Kronikë

Zbardhet vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, i dashuri e dhunoi dhe e dogji…

28 Korrik, 2025 10:23 pm
Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit
Sport

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit

28 Korrik, 2025 9:36 pm
Përmbytje masive në Rumani, tre viktima
Bota

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima

28 Korrik, 2025 8:38 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Plagosja me thikë e të riut në Vlorë, policia: Po punojmë për kapjen e autorit

28 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer: Person i keq

28 Korrik, 2025 8:08 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagoset me thike 25-vjeçari në Vlorë

28 Korrik, 2025 7:56 pm
Para
Skandal te kombëtarja e Ekuadorit/ Pas disfatës me Italinë, 3 titullarë shthuren në një lokal nate

Skandal te kombëtarja e Ekuadorit/ Pas disfatës me Italinë, 3 titullarë shthuren në një lokal nate

Rëndohet bilanci i viktimave të sulmit në Moskë, ndalon operacioni i kërkimit të trupave të pajetë 

Rëndohet bilanci i viktimave të sulmit në Moskë, ndalon operacioni i kërkimit të trupave të pajetë 

Deri në 75 mijë përfitues! Skema e subvencioneve për fermerët me risi

Deri në 75 mijë përfitues! Skema e subvencioneve për fermerët me risi
















TE FUNDIT

Të shtëna me armë në zemër të Nju Jorkut, 4 viktima mes tyre një oficer policie

Të shtëna me armë në zemër të Nju Jorkut, 4 viktima mes tyre një oficer policie
29 Korrik, 2025

Të shtëna me armë zjarri në Manhatan, ku për pasojë katër persona, përfshirë edhe një oficer të Policisë së Nju...

Lexo më shumë

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot, 29 korrik 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
29 Korrik, 2025

Dita e sotme pritet të sjellë kushte atmosferike të paqëndrueshme në të gjithë territorin shqiptar. Sipas parashikimeve SHMU, vendi do...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 29 korrik 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
29 Korrik, 2025

Dashi Energjia e Marsit ju shtyn drejt veprimit, por mund të përballeni me vetëbesim të mbivlerësuar. Ndiheni destabilizuar qëllimisht në...

Lexo më shumë

Rusia aktivizon bllokimin total të eksportit të hidrokarbureve

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
28 Korrik, 2025

Autoritetet ruse po vendosin përsëri një ndalim të plotë të eksporteve të benzinës nga vendi, me qëllim uljen e çmimeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com