Një 35-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë pasi tregtonte akullore jashtë të gjithë kushteve higjieno-sanitare. 35-vjeçari me iniciale L.H është arrestuar, ndërkohë që bashkëpunëtori i tij 61-vjeçari L.H po hetohet në gjendje të lirë.
Sipas njoftimit të policisë këta persona prodhonin akullore në ambiente krejtësisht jashtë standardeve dhe më pas i shisnin ato, duke përbërë rrezik për personat që i konsumonin.
Policia ka sekuestruar, lëndën e parë për prodhimin e akullores, dy makineri për prodhimin e akullores, ngjyrues boje, një sasi e konsiderueshme qumësht pluhur etj.
Mbi ta rëndon akuza për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”./Opinion.al/