Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive në “360 Gradë” në Ora News tha se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj do të bëjë gjatë ditës së nesërme (e premte) një kallëzim penal për ata që kanë dekonspiruar operacionin për arrestimin e ish-drejtuesve të lartë të policisë së Vlorës.
Rama tha se është një grup i vogël që kanë dijeni për çështjen.
Ai tha se i qëndron deklaratës se nëse Saimir Tahiri shpallet fajtor nga prokuroria është një “vemje”, ndërsa nuk preferoi të komentonte deklaratën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Vjenë.