Tre të rinj të moshës 19-vjeç, 17-vjeç dhe 18-vjeç janë proceduar në gjendje të lirë pasi dyshohet se kanë vjedhur në zyrat e një godine të Bashkisë së Elbasanit, sende e dokumente të ndryshme.
Policia thotë se 19-vjeçari D. B., 18-vjeçari D. S., dhe 17-vjeçari banojnë në Elbasan dhe atyre i janë gjetur dhe sekuestruar dokumentet në cilësinë e provës materiale./Opinion.al