Deputeti i AAK-së Ramush Haradinaj ka dorëzuar mandatin e deputetit menjëherë pas trazirave që përfshinë sot Parlamentin e Kosovës.
Sipas Haradinajt, “Kuvendi është institucioni ku shkelet Kushtetuta, pasi deputetët e opozitës tërhiqen zvarrë”.
ARSYETIMI
Duke e parë se Kuvendi i Kosovës, është shndërruar në një institucion për mbulesën e shkeljeve kushtetuese që i ka bërë qeveria; duke e parë se Kuvendi është shndërruar në një vend ku deputetët me urdhër politik, tërhiqen zvarrë nga policia; dhe duke e parë përjashtimin arbitrar të deputetëve të Opozitës nga Kuvendi, jap dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Te lidhura Trazira në Kuvendin e Kosovës, Haradinaj dorëzon mandatin Feb 19, 2016 Kurti, thirrje policisë: Lironi atë që më sulmoi me vezë, ai të na bashkohet në protestë .Në mandatin tim prej deputeti, jam munduar që të ngre shqetësimet e mia serioze për çështje me interes për vendin, duke përfshire edhe gabimet që po bëheshin me nënshkrimin e dy marrëveshjeve kontestuese, Demarkacionin dhe Asociacionin, por jam injoruar nga uzurpatorët e pushtetit e të Kuvendit.