Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Ravena të Italisë pasi u kap duke transportuar 31 kilogramë kokainë.
Sipas hetuesve, droga ishte e destinuar për shitje në rajonet e veriut të Italisë, kryesisht në Piemonte.
Kjo sasi lënde narkotike do të kapte vlerën e mbi 3 milionë eurove në treg.
Fillimisht 40-vjeçari ka tentuar t’i largohej policisë, por pas një ndjekje u bë i mundur arrestimi i tij dhe gjetja e 31 kg kokainë të fshehur në makinë.
Rezulton se shqiptari, punonte si bojaxhi dhe nuk kishte precedentë të mëparshëm kriminalë.