Një 44-vjeçar nga Kruja, i dënuar më parë me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, është arrestuar nga Policia.
Sipas informacioneve, ai u arrestua në rrugën Krujë-Laç, duke transportuar kundrejt fitimit me mjetin tip “Volkswagen”, 5 shtetas sirian, emigrantë të paligjshëm.
Në cilësinë e provës materiale materiale u sekuestruan një makinë dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”. /Opinion.al