Katër persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës për tentativën e transportit të kubikëve të kanabisit në rrugën “Han i Hotit”.
Në pranga ka rënë 24-vjeçari N.N i cili drejtonte furgonin e mallrave që transportonte kubikë me kanabis me qëllim kultivimin e tyre.
Gjatë operacionit, u bë i mundur edhe arrestimi i vëllait të 26-vjeçarit N.N dhe 2 personave të tjerë, S.L 21 vjeç dhe I.L 30 vjeç, të cilët me një automjet tjetër monitoronin rrugën për të parë nëse kishte efektivë policie.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.