Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Korçës, pasi akuzohen për transportin e paligjshëm të emigrantëve.
Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet O.sh., 25-vjeç dhe M.A., 22 vjeç, të dy nga Durrësi.
Arrestimi i tyre është bërë në rrugën Maliq-Lozhan, duke transportuar drejt Tiranës 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al