Një automjet që po transportonte një sasi prej rreth 91 kg lëndë narkotike është ndaluar në doganën e Mavromatit, në Qafë-Botë, nga policia greke.
Lënda narkotike e llojit kanabis ishte fshehur në shasinë e automjetit me targa shqiptare ndërkohë që ishte modifikuar edhe pjesa e serbatorit në mënyrë që të krijohej më shumë vend për të fshehur drogën.
Si pasojë e aksionit të policisë kanë rënë në pranga dy shtetas shqiptarë të cilët do ta transportonin drogën drejt Athinës. Automjeti kishte kaluar pa probleme doganën shqiptare por është ndaluar në doganën greke nga oficerët e anti-drogës së Igumenicës.
Tashmë policia po heton për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku. /Opinion.al