Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Transporti i fëmijëve në shkolla? Ja si përgjigjet Bashkia e Tiranës

2016/09/07 at 12:31 PM
në Aktualitet, Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Transporti i fëmijëve në shkolla? Ja si përgjigjet Bashkia e Tiranës

Në pritje të nisjes së vitit të ri shkollor 2016-2017 një nga problemet më të mëdha të prindërve në Tiranë është transporti i fëmijëve në shkollë. Aktualisht, prindërit kontaktojnë shoferët  e furgonëve që kanë të regjistruara mjetet e tyre për transport udhëtarësh. Por, asnjëri prej tyre nuk është i identifikuar si mjet për transport nxënësish. Prindërit paguajnë në të zezë, shumën e parave që kërkojnë drejtuesit e mjeteve. Shumë prej tyre mbajnë fëmijë jashtë vendeve. Por edhe vetë drejtuesit kanë ankesa. Ata thonë se nuk kanë stacione dhe as vende parkimi dhe për këtë gjobiten çdo ditë nga Rrugorët.

Për të gjitha problemet që lindin nga ky shërbim informal ne iu drejtuam Bashkisë së Tiranës me një sërë pyetjesh.

Ky institucion nuk ka të evidentuar mjetet e transportit që përdoren për fëmijët, nuk ka informacion as për numrin e nxënësve në Tiranë që përdorin mjetet e transportit.

Më poshtë keni përgjigjet e zyrës së medias në Bashkinë e Tiranës. Siç shihet qartë bashkia është mjaftuar duke marrë udhëzimin e një viti më parë dhe duke e copëzuar në formë përgjigjesh.

Ndërkohë një sërë pyetjesh të tjera nuk kanë marrë përgjigje me argumentin se nuk janë pjesë e kompetencave të bashkisë.

Pyetje: Kush i cakton rregullat e transportit të nxënësve në shkollat e Tiranës (qytet dhe fshat). Nëse i ka hartuar Bashkia, cilat janë ato?

Përgjigje: Plani i lëvizjes së automjeteve në qytetin e Tiranës:

– Kufizim 24 orë i mjeteve në brendësi të unazës së vogël, përveç veturave, urgjencave, zjarrfikësit dhe autobusëve urban.

-Nga ora 06.00 – 09.00 dhe 16.00 – 20.00. Ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të transportit të mallrave.

– Nga 6.00 – 20.00 Ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 3.5 ton (në Unazën e mesme të qytetit, në brendësi të saj, si dhe në rrugët Sulejman Delvina, Abdyl Frashëri, Ismail Qemali, Elbasanit dhe Blv Bajram Curri).

-Nga ora 6.00 – 20.00. Ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 18 ton (në brendësi të unazës së madhe të qytetit, si dhe në akset kryesore hyrëse në të).

-Nga ora 6.00 – 20.00. Ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme deri në 25 ton (në akset kryesore hyrëse në qytet).

-Nga ora 20.00 – 06.00. Subjektet tregtare mund të kryejnë veprimtarinë e tyre furnizuese.

Pyetje: A janë të licensuara mjetet e transportit shkollor në Tiranë?

Pa përgjigje…

A kanë ato shenja dalluese (ngjyrë, sinjale)?

Masat për transportin e nxënësve me autobusë shkollor: Të vendoset sinjali rrugor “autobus shkolle”, në të gjitha rrugët e qytetit, buzë trotuareve në afërsi të shkollave.

– Autobusët që trasportojnë nxënësit në shkollë identifikohen me simbolin sinjalistik përkatës, i vendosur në katër anët e autobusit, përpara anash dhe pas.

– Simbolet sinjalistike dhe logoja, të jenë mbi mjetin e lyer tërësisht, me ngjyrë të verdhë në portokalli.

– Lyerja e mjeteve dhe vendosja e shenjave dalluese, të bëhen brenda 30-ditëve nga hyrja  në fuqi e këtij Urdhëri.

– Çdo mjet shkollor lejohet të përdorë korsitë e dedikuara për Autobusët Urban Qytetës.

Pyetje: Kush e kontrollon numrin e pasagjerëve (fëmijëve) që transportojnë furgonët e shkollave?

Policia Bashkiake ne bashkepunim me Policine Rrugore.

Ku janë stacionet? Ku qendrojnë këto mjete në momentin që duhet të lënë nxënësit në shkolla? A ka caktuar bashkia vendet e posaçme (parkimet e përkohshme)?

Bashkia e Tiranës ka vendosur tabela që lejojnë ndalimin e furgonëve që transportojnë fëmijet, në hyrje të çdo shkolle.

Kush i mbledh taksat për këtë lloj shërbimi? Kush i kontrollon tarifat që paguajnë prindërit?

Pa përgjigje….

Cila është bashkëpunimi juaj me Ministrinë e Transporteve dhe Policinë Rrugore për këtë shërbim shkollor?

Policia Bashkiake dhe Policia Rrugore bashkepunojne per te kontrolluar respektimin e masave te vendosura nga bashkia.

A keni ju një shifër? Sa janë nxënësit që shkojnë në shkollë me furgonë, mikrobus, etj. Po numri i mjeteve sa është?

Pa përgjigje…

/Riviera Dedaj-Opinion.al

Ju sugjerojmë

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet
Kronikë

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet

11 Tetor, 2025 4:55 pm
Provokohet kombëtarja, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë
Sport

Provokohet kombëtarja, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë

11 Tetor, 2025 4:13 pm
Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF merr pjesë në drekën zyrtare
Kryesore

Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF merr pjesë në drekën zyrtare

11 Tetor, 2025 4:09 pm
Federata serbe rikthen flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovacit
Sport

Federata serbe rikthen flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovacit

11 Tetor, 2025 3:20 pm
Elefanti sulmon makinën pas aksidentit, ndërron jetë deputeti në Afrikë
Bota

Elefanti sulmon makinën pas aksidentit, ndërron jetë deputeti në Afrikë

11 Tetor, 2025 2:53 pm
Autostrada Elbasan-Rrogozhinë, Balluku: Në qershor përfundojmë 18 kilometrat e parë
Aktualitet

Autostrada Elbasan-Rrogozhinë, Balluku: Në qershor përfundojmë 18 kilometrat e parë

11 Tetor, 2025 2:42 pm
Zgjedhjet/PS, LZHK dhe “Shqipëria Bëhet” dorëzojnë kërkesën në KQZ për regjistrim
Kryesore

Zgjedhjet/PS, LZHK dhe “Shqipëria Bëhet” dorëzojnë kërkesën në KQZ për regjistrim

11 Tetor, 2025 2:08 pm
Ndeshja Serbi-Shqipëri, rreth 5000 forca policie për të ruajtur rendin
Sport

Ndeshja Serbi-Shqipëri, rreth 5000 forca policie për të ruajtur rendin

11 Tetor, 2025 1:26 pm
“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail
Kryesore

Kosovë/ Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re

11 Tetor, 2025 12:45 pm
IMT bllokon pallatin në Astir, mbi 4 mijë metra katrorë ndërtim pa leje
Aktualitet

IMT bllokon pallatin në Astir, mbi 4 mijë metra katrorë ndërtim pa leje

11 Tetor, 2025 12:42 pm
Para
Nënë Tereza “gruaja e të mërkurës” në BBC

Nënë Tereza "gruaja e të mërkurës" në BBC

Kumbaro i përgjigjet Ndrenikës: Mos u shtri në shkallët e teatrit, ngjitu në role!

Kumbaro i përgjigjet Ndrenikës: Mos u shtri në shkallët e teatrit, ngjitu në role!

Foto e rrallë/ Shikoni si kameleoni ‘mbron’ krokodilin

Foto e rrallë/ Shikoni si kameleoni 'mbron' krokodilin

TE FUNDIT

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet
11 Tetor, 2025

Një shqiptar është arrestuar nga policia në qytetin Jorkes në Nju Jork, pasi është kapur duke hedhur mbeturina në një parkun...

Lexo më shumë

Provokohet kombëtarja, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë

Provokohet kombëtarja, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë
11 Tetor, 2025

Teksa pak orë na ndajnë nga “finalja” e Shqipërisë në Leskovc kundër Serbisë, këta të fundit duket se nuk i...

Lexo më shumë

Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF merr pjesë në drekën zyrtare

Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF merr pjesë në drekën zyrtare
11 Tetor, 2025

Në prag të ndeshjes Serbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, u zhvillua në qytetin e Nishit...

Lexo më shumë

Federata serbe rikthen flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovacit

Federata serbe rikthen flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovacit
11 Tetor, 2025

Federata Serbe e Futbollit ka rikthyer flamurin shqiptar në stadiumin  e Leskovacit, ku do të luhet sfida e shumëpritur mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com