Serbia ka kërcënuar se do të tërhiqet nga Euro 2024 për shkak të thirrjeve mes tifozëve në ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë të mërkurën.
Sipas BBC, tifozët dëgjoheshin duke brohoritur për vrasjen e serbëve gjatë barazimit 2-2 në ndeshjen e Grupit B.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Jovan Surbatovic, ka kërkuar që të merret sanksioni më i ashpër.
Serbia është në Grupin C dhe e filloi turneun me humbjen 1-0 nga Anglia të dielën.
Ajo u gjobit me 12,250 euro nga UEFA dhe shkak është bërë hedhja e objekteve në fushë dhe se tifozët kanë transmetuar mesazhe apo banderola provokative që nuk kanë lidhje me sportin.
Kujtojmë se edhe Shqipëria u gjobit gjithashtu për të njëjtat arsye.
Ndeshja e radhës e Serbisë është kundër Sllovenisë të enjten në orën 14:00.