Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos po transferohet në Athinë me një avion të Forcave Ajrore Greke.
Sipas mediave greke mësohet se ai pritet të shtrohet në spitalin “Evangelismos” në kryeqytetin grek dhe do të transportohet nga një ekip i personelit mjekësor të specializuar.
Ndërsa sipas raportimeve mësohet se ai ka pësuar hemorragji gastrike.
Bëhet e ditur se kryepeshkopi u shtrua në një spital në Shqipëri, pak ditë më parë.
Në atë kohë, në një njoftim në llogarinë e Kryepeshkopit në rrjete sociale, thuhej:
“Më i bekuari Kryepeshkop i Shqipërisë, Anastasi është shtruar në spitalin Hygeia në Tiranë si masë vëzhgimi, pas shfaqjes së viroze sezonale. Gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme, mjekët kurues shprehen optimizmin e tyre”.