Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, vazhdon të qëndrojë i heshtur rreth situatës së Paul Pogbas.
Është konfirmuar gjatë të dielës se Zonja e Vjetër i ka dhënë lejë mesfushorit që t’i kryejë testet mjekësore te Manchester Unitedi, porse strategu italian thotë se nuk di asgjë për këtë çështje.
“Unë nuk kam thënë lamtumirë, nuk di asgjë”, ka thënë Allegri për Sky, pas ndeshjes kundër West Ham Unitedit.
“Mund të flas vetëm për miqësoren. Pastaj, nëse Pogba shkon te Unitedi, unë duhet t’i them lamtumirë”, ka shtuar trajneri.
Transferimi i Pogbas te Djajtë e Kuq pritet t’i thyejë të gjitha rekordet e transferimeve.