Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Transaksionet e thesarit, Crown Agents mori 6.8 milion euro

2016/02/12 at 10:27 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Transaksionet e thesarit, Crown Agents mori 6.8 milion euro

Kompania e kontraktuar për asistencë në dogana, Crown Agents është paguar nga qeveria shqiptare gjatë 2014-2015 me 6.8 milionë euro, sipas të dhënave të detajuara të thesarit të përpunuara nga Open Spending Data. Nga kjo shumë rreth 553 milionë lekë (rreth 4 milionë euro) janë paguar gjatë vitit 2014 dhe 388 milionë lekë (rreth 2.8 milionë euro) të tjera gjatë vitit 2015. Kompania kishte një kontratë dy vjeçare, që përfundoi në 8 shkurt dhe nuk u rinovua më, ndonëse në të kishte dhe një klauzolë mundësie shtyrjeje edhe për një vit tjetër.


Nga ana tjetër Crown Agents fakton se ka ndikuar në rritjen e të ardhurave përgjatë dy viteve vetëm nga aksionet e veta në terren me 32 milionë euro.
“Bazuar në gjetjet tona vlerësojmë se kemi identifikuar përafërsisht 32 milionë euro të ardhura dhe gjoba. Kjo shifër është pothuajse katër herë më e lartë se vlera e kontratës tonë” sqaron Crown Agents në faqen e saj zyrtare në internet.

Sipas këtyre të dhënave kompania ka marrë deri tani 25% të shumës që sipas saj ka sjellë tepër në buxhet, vlerë kjo mjaft e lartë krahasuar me kostot e administratës shtetërore për mbledhjen e detyrimeve fiskale. Vlerësohet se shpenzimet e administratës tatimore dhe doganore si përqindje e të ardhurave ishin 2 për qind në vitin 2015, sipas një analize të reporter.al (259 miliardë lekë të arhdura nga tatimet e doganat në vitin 2015, kundrejt 3.7 miliardë lekë të zërit Menaxhimi i të Ardhurave Tatimore dhe Menaxhimi i të Ardhurave Doganore), ndërkohë që një raport i OECD për Eficencën e Administrimit Fiskal tregon se në vendet anëtare, administrimi i mbledhjes së taksave kushton mesatarisht 0.99 për qind e totalit të taksave të mbledhura.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka thënë më 12 nëntor të vitit 2013 në Komisionin e Ekonomisë se “treguesit e performancës do t’i kushtëzojnë pagesën nga ana e qeverisë shqiptare kompanisë Crown Agents deri në 25%. Ndërkohë deri në 10% e pagesës kushtëzohet me objektivin e përcaktuar që të ardhurat nga të doganat të arrijnë jo më pak se 90 milionë euro në vit”.
E konceptuar si një kontratë konsulence e ndërthurur me aksione në terren, britanikët e Crown Agents do të fitonin pagesa 8.5 milionë euro në dy vitet e para të aktivitetit, plus 400 mijë euro për makina dhe të tjera pagesa për zyrat dhe infrastrukturën operacionale në Shqipëri. Deri tani, kompania ka marrë rreth 70% të pagesës që duhej bërë sipas kontratës.
Crown Agents nuk përmbushi detyrimin kontraktor me qeverinë shqiptare që kërkonte që të ardhurat doganore të rriteshin për një vit fiskal jo më pak se 90 milionë euro.
Ministria e Financave ka pohuar se puna e Crown nuk lidhej vetëm me të ardhurat, por edhe me standardet që u përvetësuan. (Lexo: Crown agents mbaron kontrata financiare, tani vazhdojme vete pervojen e morem).
Kompania nga ana e saj ka deklaruar se objektivat e saj u përmbushën dhe u tejkaluan. (Lexo: Crown agents, kontrata mbaroi, permbushem dhe tejkaluam objektivat).

Pagesat sipas kontratës

Për qëllimet e kryerjes së shërbimeve, qeveria ia ka ofruar kontraktuesit pa pagesë, duke nisur nga data e fillimit të shërbimit, zyrat, automjetet, pajisjet dhe lehtësitë e tjera të përcaktuara në shtojcën B, e cila nuk është bërë publike dhe nuk është e botuar në QPZ.
Vlera totale e tarifave dhe shpenzimeve të drejtpërdrejta për vitin e parë, sipas kontratës, nuk do të kalonte shumën 4,250,000 euro (katër milionë e dyqind e pesëdhjetë mijë euro), plus koston e furnizimit dhe vënies në përdorim të 10 (dhjetë) automjeteve operacionale (deri në një shumë limit prej 400.000 eurosh).
Vlera e përgjithshme e tarifave dhe e shpenzimeve të drejtpërdrejta për vitin e dytë të kontratës nuk do të kalojë shumën 4,250,000 euro (katër milionë e dyqind e pesëdhjetë mijë euro)./Monitor

 

 

1



Ju sugjerojmë

Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030
Aktualitet

Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030

29 Qershor, 2025 11:41 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

U kap me lëndë narkotike/ I ndau në doza gati për shitje, pranga 36 vjeçarit në Jalë

29 Qershor, 2025 11:32 am
‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!
Aktualitet

‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!

29 Qershor, 2025 11:18 am
Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë
Bota

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

29 Qershor, 2025 10:59 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot vazhdimi i seancës së 38 për konstituim të Kuvendit

29 Qershor, 2025 10:46 am
Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim
Aktualitet

Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim

29 Qershor, 2025 10:39 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Sulmet izraelite vrasin 72 persona në Gaza/Trump: Bëni marrëveshjen e paqes!

29 Qershor, 2025 10:23 am
Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive

29 Qershor, 2025 10:08 am
Lufta Iran-Izrael, Erdogan: Netanjahu si Hitleri
Bota

Çfarë mësimesh ka nxjerrë Turqia nga lufta midis Izraelit dhe Iranit?

29 Qershor, 2025 9:55 am
(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..
Rajoni

(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..

29 Qershor, 2025 9:30 am
Para
Kapet “banda e terrorit”: “Vjedhim në Itali se këtu s’na ndodh gjë’

Kapet "banda e terrorit": "Vjedhim në Itali se këtu s'na ndodh gjë'

Kompozitori i dënuar i Festivalit të 11-të: Më mirë ti këndosh natyrës se b**ës së Çiljetës

Kompozitori i dënuar i Festivalit të 11-të: Më mirë ti këndosh natyrës se b**ës së Çiljetës

Fotolajm/ Kampion i botës në boks. Por ja kush e shoqërojnë kur bën shoping

Fotolajm/ Kampion i botës në boks. Por ja kush e shoqërojnë kur bën shoping

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030

Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030
29 Qershor, 2025

Në prag të samitit të Kryeministrave të Rajonit, që mbahet në Shkup të hënën dhe të martën, komisionerja për Zgjerimin...

Lexo më shumë

U kap me lëndë narkotike/ I ndau në doza gati për shitje, pranga 36 vjeçarit në Jalë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
29 Qershor, 2025

U kap me një sasi lënde narkotike kokainë, MDMA dhe kanabis, bie në prangat e policisë një 36 vjeçar në...

Lexo më shumë

‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!

‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!
29 Qershor, 2025

Raportuesi në Parlamentin Europian për Shqipërinë Andreas Schieder përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se Shqipëria mbetet ndër kryesuesit...

Lexo më shumë

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë
29 Qershor, 2025

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike Rafael Grossi deklaroi se Irani ka kapacitetin për të rifilluar pasurimin e uraniumit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com