Zëvendës trajneri italian, Paolo Tramezzani do të largohet nga Kombëtarja Shqiptare e futbollit pasi pritet të marr drejtimin e skuadrës zvicerane, Lugano.
Lajmi është bërë i ditur nga Radiotelevizioni Zvicerian (RSI), në të cilin shkruhet se De Biasi nuk do të ketë më për ndihmës Tramezzanin.
Tramezzani pritet të udhëtojë sonte drejt Zvicrës për t’u takuar me drejtuesit e klubit e për të firmosur marrëveshjen për dy vite e gjysmë.
Lugano është aktualisht pa trajner pasi të hënën e ka shkarkuar trajnerin Andrea Manzo pas rezultateve të dobëta në Zvicrës.