Fernando Santos shpreson se Portugalia do të triumfojë në natën e së dielës mbrëma në Euro 2016, pasi do të kënaqej me faktin se si kritikuesit e ekipit të tij do të diskutonin ‘se Portugalia nuk e kanë merituar titullin’
Ditë më parë, trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi tha se Portugalia nuk e ka merituar finalen e Evropianit.
“Çfarë ndjej kur shoh Portugalinë në finale? Më vjen të qaj, sidomos duke menduar se Portugalia ka fituar në gjysmëfinale ndeshjen e saj të parë”, kishte thënë trajneri italian.
Përveç De Biasit, të shumtë janë ata që mendojnë se Portugalia nuk e ka merituar finalen e Euro 2016. Por, Fernando Santos, duke mos përmendur emra, u është përgjigjur kështu kritikuesve.
“Jemi kritikuar shumë për lojën tonë, por unë dua që ne ta fitojmë trofeun, dhe të gjithë të vazhdojnë të flasin se nuk e kemi merituar atë, kjo do të ishte diçka e mrekullueshme”, ka thënë Santos.